Ambasadori amerikan sërish në SPAK, takohet me kreun e Prokurorisë dhe atë të BKH-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, ka zhvilluar një tjetër vizitë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku është pritur nga drejtuesi i institucionit, Klodian Braho, si dhe kreu i BKH-së, Joni Keta.
Diplomati amerikan ka mbërritur në institucion së bashku me një përfaqësi të ambasadës së SHBA-së, ndërsa kjo vizitë vjen pas një takimi të mëparshëm të zhvilluar më 10 tetor.
Në atë kohë, ambasada nënvizoi se lufta kundër rrjeteve të krimit ndërkombëtar, trafikut të narkotikëve dhe emigracionit të paligjshëm është ndër objektivat kryesore të shba-ve.
Po ashtu, u vu në dukje nevoja për të thelluar koordinimin mes shqipërisë dhe shteteve të bashkuara, me synim rritjen e sigurisë dhe krijimin e kushteve për një zhvillim më të qëndrueshëm të të dy vendeve.




