Igli Tare te PSG? Ish-kapiteni i Shqipërisë publikon foton që ngjall dyshime për një lëvizje të bujshme
Ferran Torres vazhdon të ketë një lidhje të ngushtë me Valencian dhe këtë e tregon edhe vendimi i tij më i fundit. Sulmuesi i Paris Saint Germain dhe përfaqësueses spanjolle bleu ndërtesën ku janë zyrart e Valencias në krah të stadiumit Mestalla.
Futbollisti spanjoll investoi rreth 7 milionë euro për të marrë në pronësi këtë ndërtesë me 5 kate dhe një sipërfaqe prej 5000 m2. Punimet për stadiumin e ri, Nou Mestalla, po vijojnë sipas afateve të përcaktuara dhe Valencia do të nisë të luajë në impiantin e ri që nga sezoni i ardhshëm. Klubi ka në plan të zhvendosë zyrat e tij në stadiumin e ri, ndërsa ka nxjerrë në shitje godinën që është blerë nga Ferran Torres. Megjithatë, Valencia nuk do të zhvendoset menjëherë dhe do të vazhdojë të përdorë ambientet aktuale si qiramarrëse, deri në përfundimin e stadiumit të ri.
Kjo nuk do të jetë ndërtesa e parë që Ferran Torres blen në Valencia. Sulmuesi në fakt sulmuesi zotëron gjithashtu një ndërtesë me 50 zyra në afërsi të stadiumit Mestalla. Futbollisti ka investuar në një zonë me potencial të madh zhvillimi në të ardhmen. Duhet kujtuar se Mestalla do të shembet pasi Valencia të zhvendoset në stadiumin e ri, ndërsa në truallin ku ndodhet aktualisht impianti parashikohet të ndërtohen disa godina banimi, me rreth 500 apartamente. Ndërkohë, Valencia vijon të kërkojë një blerës për këtë pronë, vlera e së cilës përllogaritet në rreth 150 milionë euro.
Të 7 milionë eurot që do të përfitojë Valencia për shitjen e zyrave të saj do të shkojnë direkt në arkat e klubit dhe do të mund të përdoren në merkaton e transferimeve të muajit janar me klubin që kërkon të përforcohet në disa pozicione.
Top Channel