
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar mënyrën e llogaritjes së minutazhit mediatik të opozitës, duke kërkuar që paraqitjet televizive të disa ish-figurave politike të mos përfshihen në kohën që i atribuohet PD-së. Berisha përmend konkretisht Spahiun, Meçen dhe Çupin, duke pretenduar se qëndrimet e tyre publike janë në mbështetje të pushtetit dhe jo të opozitës. Sipas kreut të PD-së, korrektesa mediatike kërkon që minutazhi i tyre televiziv t’i atribuohet Partisë Socialiste.