Aktualitet

Ambasadori Eric Wendt takim me kreun e SPAK dhe BKH-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ndodhet aktualisht në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Kjo është vizita e tretë e diplomatit amerikan në Prokurorinë e Posaçme që prej marrjes së detyrës në Tiranë, duke rikthyer në vëmendje bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe institucioneve shqiptare të drejtësisë.

Wendt ka zhvilluar edhe më herët takime në SPAK, ku në fokus kanë qenë çështje që lidhen me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.

Vizitat e përsëritura të ambasadorit amerikan vijnë në një kohë kur bashkëpunimi mes SHBA-ve dhe institucioneve të drejtësisë shqiptare mbetet një nga çështjet e rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi arsyet e vizitës së sotme dhe temat që do të diskutohen gjatë takimit.