Një ngjarje e pazakontë ka trazuar atmosferën para një prej ndeshjeve të rëndësishme të Champions, ajo mes Galatasaray dhe Aston Villa në Stamboll. Prania e një luani në afërsi të stadiumit ka vënë në alarm autoritetet, duke detyruar policinë të ndërmarrë një operacion për lokalizimin dhe kapjen e kafshës.
Sipas raportimeve, situata ka kërkuar angazhimin e forcave të shumta policore, ndërsa në kërkim janë përfshirë edhe dronët për të ndjekur lëvizjet e luanit dhe për të përcaktuar vendndodhjen e tij.
Ngjarja ka krijuar shqetësim të madh në zonën pranë impiantit, veçanërisht për shkak të rëndësisë së ndeshjes dhe numrit të personave që pritet të jenë të pranishëm.
Prania e një kafshe të tillë pranë stadiumit ka ngritur pikëpyetje edhe për zhvillimin normal të supersfidës, ndërsa vëmendja është përqendruar te operacioni i autoriteteve për të garantuar sigurinë.
Një situatë krejtësisht e pazakontë përpara një mbrëmjeje të Champions League, ku këtë herë vëmendjen nuk e kanë marrë vetëm futbollistët dhe tifozët, por edhe një vizitor i papritur që ka vënë në lëvizje policinë.
