BE do të vendosë muajin e ardhshëm, kufi për numrin e makinave hibride kineze që mund të importohen në bllok pa u përballur me tarifa, ka njoftuar Komisioni Evropian. Kuotat do të zbatohen gjithashtu për hibridet nga Japonia, Turqia, Koreja e Jugut dhe Britania e Madhe, por qëllimi kryesor është kufizimi i importeve nga Kina pas një marrëveshjeje me Pekinin në tetor që ka çuar në një rritje të eksporteve në bllok. Kuota, sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, është e përkohshme dhe do të zbatohet për 200 ditë nga 1 dhjetori. BE-ja po përpiqet kështu të ulë deficitin e saj të madh tregtar me Kinën.