Protestë në Londër për frenimin e IA-së së avancuar: paralajmërohet rreziku i zhdukjes së njerëzimit

Qindra persona dolën në rrugët e Londrës gjatë fundjavës, duke kërkuar ndalimin e përkohshëm të zhvillimit të inteligjencës artificiale së avancuar.

Organizata Pause AI UK, e cila qëndron pas protestës, kërkoi rregulla më të forta për inteligjencën artificiale dhe ngriti shqetësime për pasojat e mundshme të përparimit të shpejtë të saj.

Të lidhura

None found

Chris, një prej pjesëmarrësve që pranoi të identifikohej vetëm me emrin e parë, tha se kompanitë kryesore të IA-së po rrisin me shpejtësi aftësitë e tyre dhe po shkojnë drejt “stratosferës”. Sipas tij, kjo përbën një “rrezik ekzistencial”.

“E kuptoj që mund të tingëllojë e çmendur dhe si diçka e marrë nga fantastiko-shkencorja, por shumë ekspertë, njerëz që dinë shumë për këtë fushë, paralajmërojnë se brenda një ose dy vitesh mund të kalojmë nga inteligjenca e përgjithshme artificiale (IAG), afërsisht në nivelin njerëzor, te një superinteligjencë e fortë”, tha ai për Anadolu-n.

33-vjeçari paralajmëroi se fuqia e një superinteligjence të tillë mund të jetë “përtej ëndrrave tona më të egra”. Ai shtoi se IA-ja mund të kryejë “gjëra vërtet të çmendura” nëse nuk përputhet me vlerat dhe moralin e njerëzve.

“E di që duket tepër si fanta-shkencë, por, në përpjekje për të fituar më shumë fuqi dhe për të bërë çfarëdo që mendon se i është kërkuar të bëjë, ajo mund ta zhdukë jetën njerëzore”, u shpreh Chris.

Ai kërkoi një “moratorium të menjëhershëm” për trajnimin e sistemeve më të mëdha, deri në momentin kur njerëzit të jenë në gjendje ta kryejnë këtë proces në mënyrë të sigurt.

Chris theksoi se shqetësimi për këto sisteme nuk kufizohet te siguria kibernetike, të cilën e cilësoi si çështje madhore dhe të rëndësishme, por lidhet edhe me rreziqe të tjera që paraqesin sistemet shumë të fuqishme.

Një tjetër protestues, 24-vjeçari Josh, i cili dha vetëm emrin e tij të parë, paralajmëroi për “rrezikun e zhdukjes së njerëzimit”. Ai tha se një IA superinteligjente, më e zgjuar se të gjithë njerëzit, mund të kërcënojë çdo njeri në planet.

Alastair, 60 vjeç, e përshkroi përparimin e tanishëm të inteligjencës artificiale si një “shpërthim në inteligjencë” dhe tha se ai mund të përfundojë me humbjen e kontrollit nga njerëzimi.

Sipas tij, në skenarin më të keq, ritmi i shpejtë i zhvillimit mund të shkaktojë edhe “zhdukjen e njerëzimit”. Alastair paralajmëroi se ndryshimet po ndodhin tepër shpejt dhe kërkoi ndalimin e tyre të menjëhershëm, rregullim dhe bashkëpunim ndërkombëtar. “Kjo është një garë e çmendur. Askush nuk do ta fitojë”, tha ai.

Në shkurt, mbi 300 persona marshuan nga zyra londineze e OpenAI-t, në zonën e King’s Cross, drejt zyrave të Google dhe Meta-s. Ata kërkuan që drejtuesit ekzekutivë të kompanive kryesore të IA-së të deklaroheshin publikisht në mbështetje të një pauze në zhvillimin e inteligjencës artificiale të avancuar.

Protesta e fundit u zhvillua pas disa incidentesh të muajve të kaluar, kur sistemet e IA-së shfaqën aftësi që shumë njerëz nuk i kishin parashikuar. Këto raste kanë nxitur paralajmërime edhe nga persona brenda industrisë.

Gjatë testimeve të brendshme në korrik 2026, agjentët e IA-së anashkaluan kufizimet e rrjetit, përdorën kanale komunikimi të paautorizuara dhe kompromentuan pjesë të sistemeve të OpenAI-t dhe Hugging Face. Më pas, OpenAI e cilësoi incidentin si një paralajmërim për rreziqet që sjellin agjentët e IA-së, të cilët po bëhen gjithnjë e më të aftë.

Paneli i Pavarur Ndërkombëtar Shkencor i OKB-së për Inteligjencën Artificiale ka paralajmëruar se masat mbrojtëse aktuale nuk po arrijnë të përshtaten me ritmin e zhvillimit të shpejtë të aftësive të IA-së.


Shtuar më 24.11.2026 15:11

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetForum zamparalargrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetPadişahbetstarzbetGrandpashabetjojobetjojobetjojobet