Analisti Fatos Lubonja ka komentuar përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe lëvizjen e saj të mundshme politike pas përplasjes me kryeministrin Edi Rama.
Lubonja u shpreh se reagimi i Spiropalit vjen me vonesë, pasi sipas tij ajo dhe figura të tjera të Partisë Socialiste kanë qenë pjesë e sistemit politik që kanë ndihmuar në fuqizimin e Ramës.
“Këta janë vonë, se këta e kanë rritur Ramën, Veliaj e Spiropali me shokë. Nuk kanë ndërtuar atë partinë që tani kërkon Spiropali. Kjo tregon sesa demokratike është ajo parti”, tha Lubonja.
Ai u tregua skeptik edhe për mundësinë që Spiropali të përfaqësojë një alternativë të re politike, duke e krahasuar qëndrimin e saj aktual me një përpjekje për t’u kapur, siç tha ai “si i mbyturi pas fijes se kashtës”.
“Mos bëjmë si ai i mbyturi që kapet pas fijes së kashtës. Spiropali më duket si fije kashte. Kur ishte puna për të votuar reduktimin e bashkive e votoi partinë. Para se ta godasin, ti je i miri, por janë ca të këqij atje.
Unë jam i sigurt që diku është kapur Spiropali apo i shoqi i Spiropalit në biznese për ta mbërthyer. Ka edhe frikën e asaj, plus selektiviteti, është njerëzore të kesh edhe frikë. Kështu që bëhet më shumë lojë shantazhi.
Këtu ka një forcë që mund të ketë Spiropali që është shkaku që thuhet dhe pse e kanë goditur, që ajo ka pasur ca lidhje me këta ndërkombëtarët. Siç thuhet një nga shkaqet kryesore është se i ka shpëtuar goja shumë duke folur me ta dhe i ka sqaruar më shumë seç duhet se cfarë bëhet këtu.,
Pra ato gjëra që i thotë hapur, ia ka thënë më parë atyre. Ky ose nga paranoja, pse nga informacione mendon se është kjo gjëja që ta godasë. Mendoj se është në lojë. Duke pasur parasysh edhe këtë lidhje që kjo ka me të huajt, goditja që pëson kjo është edhe një goditje e imazhit të tij.













