Bajaziti: Duhet t'i jepet fund kësaj qeverie që është e mbuluar nga një skandal në tjetrin

15:40, 24/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetarja e PD-së Erisa Bajaziti thekson se eurodeputetët por dhe mediat e huaja kanë kthyer vëmendjen nga Shqipëria.

“Protesta ka marrë jehonë. Vetë jam në kontakt të vazhdueshëm me eurodeputetë e zyrtarë të lartë. Interesi i tyre është shumë I lartë. Po shohin ngjarjet që ndodhin në Shqipëri” thekson ajo në një intervistë direkte me gazetaren e Syri Tv, Sibora Bitri.

Ajo thekson nevojën për bashkimin e të gjithë partive në opozitë për të zgjedhur një kandidat të përbashkët për Tiranën.

“Ne shohim një Shqipëri që është duke protestuar çdo ditë. E  veçse kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama kërkohet dhe krijimi i qeverise teknike për krijimin e zgjedhjeve të lira. Është shumë e rëndësishme që PD ka bërë ftesë për të gjitha partitë në opozitë. Duhet t'i jepet fund kësaj qeverie që është e mbuluar nga një skandal  në skandal tjetër. Të gjitha fuqitë duhet të fokusohen tek largimi i qeverisë Rama.  Duhen lënë mënjanë interesat e vogla për të parë përtej për të zgjedhur një kandidat konsensual’ tha Bajaziti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco