Ishte tetori i 2025-s, kur, e dalë nga një humbje e thellë në zgjedhjet e 11 majit, me t’u mbledhur parlamenti i ri, Partia Demokratike do të kërkonte një komision hetimor mbi kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së pushtetit qendror e vendor dhe verifikimin e përdorimit të burimeve shtetërore. Hetimi parlamentar përfshinte gjithashtu verifikimin e shitblerjes së votës, sistemit të patronazhimit, intimidimit të zgjedhësve dhe votës së diasporës.
PS aso kohe refuzoi, me argumentin se nuk kishte një objekt të qartë dhe të përcaktuar dhe se hetimi parlamentar do të ndërhynte në kompetencat e institucioneve të tjera si SPAK dhe KQZ që kishin çështje paralele në shqyrtim.
Por PD do të insistonte, duke e çuar çështjen në duart e gjyqtarëve kushtetues.
Në Qershor të këtij viti, Gjykata Kushtetuese urdhëroi Kuvendin të merrte hapat për ngritjen e komisionit. Sipas saj, kërkesa plotësonte kriteret kushtetuese për hetim parlamentar.
Këtë të martë, anëtarët socialistë në Këshillin e Legjislacioni, u bindën më në fund dhe votuan njëzëri me PD-në për ngritjen e këtij komisioni.
Tashmë komisioni hetimor duhet të marrë vulën përfundimtare në konferencën e kryetarëve e më tej në seancë plenare, por puna e tij pritet të mos ketë efekt të rëndësishëm pasi që nga zgjedhjet e 11 majit, ka kaluar 1 vit e gjysmë dhe shumë shpejt palët do të shkojnë në një tjetër garë, atë të 9 majit me zgjedhjet vendore.
-
e kuptoni si i hedh ps te vetet, tani i pyesin nji nga nji se shume pune kane patur te tjeret
Përgjigju










Komente
Komento