Reshjet e fundit të shirave kanë shkaktuar probleme në segmentin e rrugës nacionale nga Qafa e Buallit deri tek ura e fshatit Fshat në Klos.
Në fshatin Kloskatund rruga ka pësuar shembje për shkak të vërshimit të ujërave të shiut ditën e djshme.
Dëmtimi duket i rëndë teksa firma mirëmbajtëse ka bërë vendosjen e shiritit të rrezikut për të lajmëruar drejtuesit e mjeteve për shembjen e anës së poshtme të rrugës.
Segmenti i fshatit Kloskatund mbetet më problematiku sa i përket rrugës Klos – Qaf Buall.
Vazhdimisht ky segment rruge ka pësuar deformin të trasesë, ndërsa situata mbetet e njëjtë edhe pas disa ndërhyrjeve që janë bërë në të.
