Samuel Krasniqi i palëkundur në 14 ndeshjet e para, statistikat e veçojnë në Zvicër

Samuel Krasniqi po zhvillon një sezon të spikatur me Grasshopperin në Superligën zvicerane. Paraqitjet e vazhdueshme e kanë renditur mes lojtarëve më të qëndrueshëm të kampionatit.

Futbollisti 21-vjeçar i krahut ka luajtur çdo minutë në 14 xhirot e para të sezonit 2026/27. Ai është i vetmi lojtar U21 i Grasshopperit që ka arritur këtë tregues.

Të lidhura

None found

Grasshopper renditet i dyti në Superligë për minutat që u ka dhënë futbollistëve nën moshën 21-vjeçare: shtatë lojtarë të rinj kanë luajtur gjithsej 2 mijë e 599 minuta. Vetëm FC Zurich, rivali lokal, ka regjistruar shifër më të lartë, me nëntë futbollistë dhe 4.175 minuta.

Krahasuar me periudhën përkatëse të sezonit të kaluar, Grasshopper ka rritur dukshëm minutat për lojtarët U21. Atëherë, në 14 xhirot e para, kjo shifër ishte 1 mijë e 566 minuta.

Edhe në nivel të përgjithshëm, të rinjtë po luajnë më shumë këtë sezon. Pas 14 xhirove, 52 futbollistë të kësaj grupmoshe kanë grumbulluar 16 mijë e 90 minuta në kampionat.

Një sezon më parë, në të njëjtën fazë, 39 lojtarë kishin regjistruar 10 mijë e 432 minuta. Rritja është mbi 5 mijë e 600 minuta, ose rreth 54 për qind.

Pas Grasshopperit dhe FC Zurichut në renditjen e minutave për U21-shat vijnë Luzerni me 2 mijë e 401, Vaduz me 1 mijë e 696 dhe St. Galleni me 1 mijë e 499 minuta.

Young Boys dhe Lugano, që aktualisht janë në krye të kampionatit, zënë pozitat e fundit në këtë statistikë. Young Boys u ka dhënë dy lojtarëve U21 vetëm 92 minuta, kurse Lugano ka përdorur një futbollist të kësaj grupmoshe për vetëm 10 minuta.

Vazhdimësia e Krasniqit në formacionin e Grasshopperit e bën atë një prej talenteve që po bien në sy në Superligën zvicerane.

Krasniqi mund të shndërrohet së shpejti në një mundësi konkrete për Kosovën, por deri tani nuk ka pasur kontakt nga FFK-ja ose përzgjedhësi Franco Foda. Shqipëria është i vetmi shtet që ka shprehur interesim për të.


Shtuar më 24.11.2026 16:13

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetqueenbetForum zamparalargrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetPadişahbetstarzbetGrandpashabetjojobetjojobetjojobet