AKTUALITET

Marjana Koçeku reagon pas përjashtimit të Spiropalit nga PS: Mos u mërzit Elisa, tani do të të kërkojnë të dorëzosh mandatin, nëse nuk pranon…

16:21 - 24.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar pas vendimit të Partisë Socialiste për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar, duke e shoqëruar qëndrimin e saj me ironi dhe kritika ndaj mënyrës se si mund të vijojë përplasja mes palëve.

Përmes një reagimi, Koçeku i është drejtuar drejtpërdrejt Spiropalit, duke paralajmëruar se pas përjashtimit nga grupi parlamentar mund t’i kërkohet edhe dorëzimi i mandatit të deputetes. Ajo përmendi gjithashtu mundësinë e heqjes së imunitetit, në rast se Spiropali nuk pranon të dorëzojë mandatin.

“Mos u mërzit Elisa, tash do të thonë ‘dorëzo mandatin!’. Nëse nuk e dorëzon, kanë me të heq imunitetin. Dhi e egër s’kanë si me të thanë”, shkruan Koçeku në reagimin e saj.

Reagimi vjen pas vendimit të PS-së për përjashtimin e Spiropalit nga grupi parlamentar socialist.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.