Banorët e qytetit të Pogradecit dhe të Njësisë Administrative Buçimas kanë mbetur pa energji elektrike këtë të martë, për shkak të një defekti të konstatuar në nënstacionin elektrik.
Ndërprerja e energjisë është parashikuar të zgjasë nga ora 16:00 deri në orën 18:00, kohë gjatë së cilës sipas OSHEE, do të kryhen punimet për riparimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit.
Ndërprerja është e përkohshme dhe prek të gjithë qytetin e Pogradecit dhe zonën e Buçimasit.













