E martë, 24 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Këshilla/ Ja ushqimet që mund të merren vitaminat dhe proteinat, kur lëngu i kockave kthehet në problem

Vitaminat dhe proteinat mund t’i marrim edhe përmes ushqimeve, pa qenë nevoja për suplemente shtesë. I këtij mendimi ishte Armir Agovi, trajner personal, i cili renditi disa prej ushqimeve me vlera ushqyese.

“Sumplemetet janë të nevojshme kur ne nuk i marrim dot përmes ushqimit. Nëse ne ushqehemi me vezë, peshk, fasule e thjerrza ke marrë proteina e magnez. Nëse nuk i merr këto ushqime, merr pak suplement. Nëse mëngjesin e nis me vezë e avokado, drekë pesh dhe darkë pilaf dhe pulë i ke marrë të gjitha proteinat, nuk ke nevojë për shtesa”, tha Agovi.

Nutricionistja Olta Qose foli edhe për kolagjenin, lëngun e kockave dhe kur ky produkt kthehet në problem.

“Magnezi është mineral që me ushqyerje dhe ujë mund të merret. Nëse bën aktivitet fizik, duhet kujdes. Aktivitet fizik ne quajmë atë që bëhet 1 orë, 2-3 herë në javë. Sugjeroj që pagjumësia ka nevojë për mjek, psikolog, nuticionist, aktivitet fizik.

Reklamë

Kolagjeni, zbërthehet në aminoacide, që trupi i përdor si do vetë. Ka prova klinike për përmirësimin e lëkurës, por nuk na ka dhënë ndonjë gjë të madhe që vlen. Për kockat e pjesën tjetër, yndyra që marrin përmes tyre jep më shumë probleme se benefiti. Për pacientët mbipeshë, gotat me lëng kockash është e dëmshme, ato kubat e vogla janë në rregull.

Jetojmë në kohë që ka vend për përmirësim dhe urojmë që të ndryshojnë gjërat”, tha nutricionistja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.