Senegali shpallet kampion i Afrikës me vulën e CAS-it
Senegali është shpallur përsëri kampion i Kupës së Kombeve të Afrikës 2025 , pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) pranoi apelimin e saj dhe rrëzoi vendimin që ia kishte hequr titullin .
CAS vendosi që gjyqtari kishte të drejtë të vendoste për të vazhduar ndeshjen, pasi vendime të tilla bien brenda kompetencës së tij dhe nuk mund të rrëzohen nga organet disiplinore.
Gjykata rrëzoi vendimin e Komitetit të Ankesave të Konfederatës së Futbollit Afrikan (CAF), i cili kishte dhënë finalen në favor të Marokut 3-0, duke i privuar Senegalit nga një fitore 1-0 në kohën shtesë.
“Arbitri nuk bëri asnjë gabim ligjor”, tha sekretari i përgjithshëm i CAS-it, Mathieu Ribb.
Ky vendim vërteton rezultatin e finales, e cila u zhvillua më 18 janar në Rabat, me Senegalin që ruajti fitoren 1-0.
“Përsëri dhe gjithmonë kampionë të Afrikës”, tha Federata Senegaleze e Futbollit në një postim në Instagram.
Tensioni në finale dhe largimi i lojtarëve
Tensionet në finale arritën kulmin në minutat e fundit të kohës së rregullt kur gjyqtari akordoi një penallti për Marokun. Lojtarët e Senegalit dolën nga fusha në shenjë proteste, duke bërë që ndeshja të ndërpritej për 14 minuta.
Senegalezi u rikthye më pas në fushë dhe loja vazhdoi. Futbollisti maroken që gjuajti humbi penalltinë , ndërsa në kohën shtesë Pape Gueye shënoi golin që i dha fitoren Senegalit.
Sipas CAS, vendimi i gjyqtarit për të vazhduar ndeshjen ishte brenda kompetencës së tij dhe pasojat e tij kishin të bënin ekskluzivisht me atë që ndodhi në fushën e lojës.
Mourinho: Lojtarët duhet të pranojnë rreziqet dhe kërkesat që vijnë me pagat e larta në futboll
Mile: Tirana mund të luftojë për titullin, ja pse Dinamo po vuan mungesën e rezultateve
La Liga nën sulm kibernetik, preken të dhënat e tifozëve dhe klubeve
- 17:26 Djali i liderit çeçen raportohet se ka marrë shtetësinë serbe
- 17:02 Kryetari i Kuvendit i ndërpret fjalimin Vuçiçit, shpërthejnë duartrokitjet në Parlamentin e Serbisë (VIDEO)
- 16:55 DOSJA E FRIKSHME| Vjehrra incizonte çdo lëvizje të Arlindës. Pas vrasjes, ajo dhe kunati shqetësoheshin për zbulimin e bashkëpunimit
- 16:48 Ekstradimet nga Dubai tronditin botën e krimit, të kërkuarit ndërkombëtarë po kërkojnë streha të reja
- 16:42 “Syzet perverse”, Fjala e Vitit 2026 në Australi! Reagime të forta ndaj syzeve inteligjente të Metës të cilat cënojnë privatësinë
- 16:31 Nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg për Festim Bexhdilin, fshehu provat për vrasjen e Jan Prengës