Fier: 15-vjeçari godet me thikë punonjësin e fast food-it

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.11.2026, 17:59

Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Fierit, ku ka mbetur i lënduar një punonjës i një fast-food-i.

Sipas informacioneve paraprake, autor i dyshuar i plagosjes është një 15-vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur punonjësin pas një konflikti për motive të dobëta.

Pas ngjarjes, i mituri është larguar, ndërsa policia raportohet se ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

I plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Rrethanat e plota dhe shkaqet e konfliktit mbeten ende të paqarta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit