Raphinha nuk e lëshon kreun. Ish-sulmuesi i Juventus ngjitet në vendin e katërt. Lista me 10 golashënuesit më të mirë në Europë

24 Nëntor 2026
18:08
Telesport
back button

Ligat kryesore evropiane janë në kulm, ndërsa golashënuesit më efikasë të futbollit botëror po shfaqin aftësitë e tyre. Raphinha vazhdon të kryeojë listën e golashënuesve më të mirë në kontinent, me 15 gola në 12 ndeshje.

Pjesë e podiumit janë edhe Kylian Mbappe, me 13 gola në 13 ndeshje. Vendi i tretë është për holandezin e Romës, Donyell Malen, me 121 gola në 12 ndeshje. Pjesë e dhjetëshes më të mirë janë edhe dy emra mjaft të përmendur për merkaton e janarit, si marokeni i Racing Santander, Yassir Zabiri dhe sulmuesi i Club Brugge, Nicolo Tresoldi. Ish-sulmuesi i Juventusit, Dusan Vlahovic po ashtu po përjeton një moment të mirë te Besiktas, ku ka shënuar 11 gola në 10 ndeshje deri tani.

1) Raphinha (29 vjeç / FC Barcelona / Brazil) – 15 gola në 12 ndeshje (903 minuta)

2) Kylian Mbappé (27 vjeç / Real Madrid / Francë) – 13 gola në 13 ndeshje (1.165 minuta)

3) Donyell Malen (27 vjeç / AS Roma / Holandë) – 12 gola në 11 ndeshje (742 minuta)

4) Dusan Vlahovic (26 vjeç / Besiktas / Serbi) – 11 gola në 10 ndeshje (814 minuta)

5) Vangelis Pavlidis (28 vjeç / Benfica / Greqi) – 11 gola në 11 ndeshje (901 minuta)

6) Yassir Zabiri (21 vjeç / Racing de Santander / Marok) – 11 gola në 13 ndeshje (890 minuta)

7) Niclas Füllkrug (33 vjeç / Werder Bremen / Gjermani) – 10 gola në 10 ndeshje (837 minuta)

8) Gift Orban (24 vjeç / Amedspor / Nigeri) – 10 gola në 12 ndeshje (929 minuta)

9) Nicolò Tresoldi (22 vjeç / Bruges / Gjermani) – 10 gola në 12 ndeshje (935 minuta)

10) Lamine Yamal (19 vjeç / FC Barcelona / Spanjë) – 10 gola në 13 ndeshje (1.085 minuta)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit