Një punonjës fast-food-i ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti në një zonë të frekuentuar të qytetit të Fierit. Për ngjarjen dyshohet se është përfshirë një 17-vjeçar.
Sipas të dhënave paraprake, punonjësi është thirrur nga persona të tjerë për të sqaruar një konflikt jashtë ambienteve të biznesit ku punonte. Por takimi ka përfunduar në përplasje fizike, gjatë së cilës ai është goditur me mjet prerës.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Rrethanat dhe motivet e konfliktit mbeten ende të paqarta. Policia pritet të zbardhë dinamikën e ngjarjes dhe të dokumentojë përfshirjen e personave të tjerë.


