Lojërat Mesdhetare 2030 në rrezik, Kosova mund të humbasë më shumë se një ngjarje sportive

Vonesat në përgatitje, mosmarrëveshjet ndërmjet institucioneve organizatore dhe detyrimet financiare të papërmbushura kanë ngritur pikëpyetje për mbajtjen e Lojërave Mesdhetare në Kosovë më 2030.

Për Kosovën, që nuk ka pritur më parë një ngjarje të këtyre përmasave, humbja e së drejtës së organizimit do të kishte pasoja edhe jashtë sportit. Lojërat Mesdhetare zhvillohen çdo katër vjet dhe konsiderohen ndër ngjarjet më të rëndësishme shumësportëshe pas Lojërave Olimpike.

Të lidhura

None found

Pse është rrezikuar organizimi?

Mes çështjeve të pazgjidhura janë pagesat ndaj Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) dhe mungesa e pajtimit për planin e organizimit.

Dy garanci financiare për vitin 2026, me vlerë rreth dy milionë euro, ende nuk janë paguar. Pas kësaj, ICMG-ja refuzoi së fundmi një takim me Kosovën dhe paralajmëroi se Komiteti i saj Ekzekutiv do të shqyrtojë ato që i quajti “papërgjegjësi” të Kosovës në mbledhjen e 19 dhjetorit.

Mospagesa lidhet me mosmarrëveshjet ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal. Për lojërat përgjigjen Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Sportit, Komuna e Prishtinës si komunë mikpritëse dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Në Kuvendin e Kosovës, më 19 nëntor, kryeministri Albin Kurti pranoi se bashkëpunimi i pamjaftueshëm mes Qeverisë së tij dhe Komunës së Prishtinës po rrezikon zhvillimin e lojërave për herë të parë në vend. Komuna drejtohet nga Përparim Rama, i Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë.

Sipas Kurtit, komunikimi dhe bashkëpunimi me KOK-un kanë qenë shumë të mira, por jo ato me Komunën e Prishtinës; këtë ai e lidhi me situatën që e cilësoi të tensionuar.

Kurti akuzoi Ramën se nuk pajtohet me masterplanin, dokumentin që përcakton infrastrukturën dhe vendet ku do të mbahen garat në 24 sporte. Masterplani duhet të miratohet nga Komiteti Organizativ i Lojërave Mesdhetare përpara se t’i dorëzohet ICMG-së. Një nga mospajtimet mes palëve ka të bëjë me qytetet ku do të zhvillohen garat.

Kryeministri tha se vazhdon të jetë optimist, por me rezervë, duke argumentuar se është e vështirë të ecet përpara kur, sipas tij, pala tjetër vepron në drejtim të kundërt.

Po më 19 nëntor, Rama ia atribuoi Qeverisë përgjegjësinë për gjendjen e krijuar. Në Facebook, ai renditi pagesën e pakryer, mosdërgimin e emrave të delegacionit dhe mungesën e përgjigjeve ndaj email-eve, duke thënë se këto detyra i takonin Qeverisë.

Radio Evropa e Lirë e pyeti edhe KOK-un sa i mundshëm është humbja e së drejtës së organizimit dhe çfarë duhet të ndërmarrin institucionet për ta parandaluar. Deri në publikimin e artikullit, nuk mori përgjigje.

Çfarë do të humbte Kosova?

Ende nuk dihet nëse Kosova do t’u përgjigjet shqetësimeve të ICMG-së përpara 19 dhjetorit dhe do ta mbajë të drejtën e organizimit. Në tetor, ICMG-ja kishte paralajmëruar se në mbledhjen e asaj date mund të vendosej thirrja e një Asambleje të Jashtëzakonshme të Përgjithshme, ku do të përcaktohej e ardhmja e Lojërave Mesdhetare 2030.

Bekim Salihu, analist politikash në Institutin GAP në Prishtinë, i tha Radios Evropa e Lirë se pasojat e një dështimi do të shtriheshin në ekonomi, institucione dhe diplomaci, krahas sportit. Sipas tij, besueshmëria e Kosovës do të dëmtohej veçanërisht nëse humbja e organizimit do të vinte nga mosmbajtja e zotimeve. Vendi do të humbte gjithashtu një rast të rëndësishëm për t’u promovuar ndërkombëtarisht.

Kur Kosova fitoi të drejtën e organizimit në vitin 2023, Kurti i përshkroi lojërat si ngjarjen më të madhe sportive në historinë e saj dhe shprehu bindjen se ato do ta promovonin vendin në arenën ndërkombëtare.

Edhe Christian Krekel, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës (LSE), i tha Radios Evropa e Lirë se tërheqja e së drejtës së organizimit nuk do t’i bënte mirë imazhit të Kosovës jashtë vendit. Sipas tij, mospërmbushja e një përgjegjësie të marrë përsipër përcjell një mesazh të keq.

Një rast krahasimi është ai i shtetit australian të Viktorias. Në vitin 2023, ai hoqi dorë nga organizimi i Lojërave të Komonuelthit 2026 për shkak të rritjes së kostove. Auditori i Përgjithshëm i Viktorias konstatoi në një raport se kostoja ishte nënvlerësuar që në fillim.

Investimet e nevojshme në infrastrukturë, zhvillimi i garave në disa qytete, zgjerimi i programit sportiv, inflacioni dhe afati i shkurtër për përgatitje ndikuan në rritjen e shpenzimeve. Megjithëse lojërat nuk u mbajtën atje, përgatitjet dhe tërheqja i kushtuan Viktorias të paktën 589 milionë dollarë australianë. Një raport i Senatit australian ngriti gjithashtu shqetësime për reputacionin e Viktorias dhe të Australisë si vende pritëse të ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare.

Ndikimi në ekonomi

Sipas Salihut, nëse lojërat nuk mbahen në Kosovë më 2030, turizmi, hoteleria, gastronomia, transporti dhe shërbime të tjera do të mbeten pa të ardhurat e mundshme nga vizitorët dhe pjesëmarrësit. Ai thekson se shuma e këtyre humbjeve nuk mund të përcaktohet pa një vlerësim të besueshëm.

Në edicionin e vitit 2030 priten delegacione nga 26 shtete të Evropës, Afrikës dhe Azisë. Rreth 5.000 sportistë parashihet të garojnë në të paktën dhjetë qytete të Kosovës. Krahas tyre, vendin do ta vizitonin tifozë, familjarë të garuesve, gazetarë dhe zyrtarë sportivë, duke krijuar kërkesë për akomodim, ushqim, transport dhe shërbime të tjera në qytetet pritëse.

Edicionet e kaluara japin një tregues të përmasave të ngjarjes. Sipas organizatorëve, në Lojërat Mesdhetare të këtij viti në Taranto të Italisë u shitën 172.500 bileta dhe erdhën mbi 8.000 vizitorë. Edicioni i vitit 2022 në Oran të Algjerisë tërhoqi po ashtu interesim të madh: ceremonitë e hapjes dhe mbylljes u ndoqën nga rreth 40.000 spektatorë secila, ndërsa tribunat ishin të mbushura në shumë gara.

Edhe në Kosovë ka tregues të interesimit të lartë për sportin. Vendi ka një nga popullsitë më të reja në Evropë dhe kërkesa për bileta në ndeshjet e përfaqësueseve kombëtare ka qenë vazhdimisht e madhe. Në disa ndeshje të Kombëtares së Kosovës në futboll, kërkesa ka tejkaluar kapacitetin e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe biletat janë shitur shpejt.

Një interesim i ngjashëm mund të shfaqet për Lojërat Mesdhetare, sidomos në disiplinat ku Kosova ka arritur suksese ndërkombëtare. Mes tyre është xhudoja, sporti që i ka sjellë vendit më së shumti medalje dhe që mund të tërheqë shumë spektatorë.

Investimet në infrastrukturë

Për ndërtimin e infrastrukturës sportive të nevojshme, Qeveria e Kosovës ka planifikuar 250 milionë euro. Kur fitoi të drejtën e organizimit në vitin 2023, vendit i mungonte një pjesë e konsiderueshme e kësaj infrastrukture. Tre vjet më vonë, përgatitjet mbeten pas planit.

Humbja e së drejtës së organizimit do të vinte në rrezik edhe investimet e planifikuara. Projektet e pafilluara mund të rishikohen ose anulohen, kurse ndërprerja e atyre në zbatim mund të sjellë kosto kontraktuale.

Salihu vlerëson se rreziku shfaqet nëse projektet humbin financimin ose përfundimi i tyre nuk shihet më si urgjencë politike. Sipas tij, secili duhet shqyrtuar në bazë të kostos së mbetur, dobisë për publikun dhe planit të mirëmbajtjes.

Në Mitrovicë të Jugut po vazhdon rindërtimi i stadiumit “Adem Jashari”. Objekti, i paraparë për përdorim olimpik dhe multifunksional, pritet të ketë rreth 18.000 ulëse, por nuk dihet ende data e përfundimit të punimeve. Në Podujevë, ndërkaq, po ndërtohet pishina e mbyllur olimpike për garat e notit.

Qendra e Studentëve në Prishtinë është në qendër të përgatitjeve për Fshatin Mesdhetar. Projekti përfshin konviktet, palestrën “1 Tetori”, mensën e studentëve, qendrën e shërbimeve shëndetësore, objektet e tjera përcjellëse dhe sallat e edukatës fizike të 12 shkollave të kryeqytetit. Për të është miratuar një kredi prej 42 milionë eurosh nga Agjencia Franceze për Zhvillim. Sipas Ministrisë së Sportit, punimet pritet të fillojnë në fillim të vitit 2027.

Investime nevojiten edhe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku janë planifikuar garat në ambiente të mbyllura. Në kohën e raportimit, Kosova ishte ende në bisedime me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për një kredi që do të financonte rindërtimin e tij.

Stadiumi Kombëtar është një nga projektet kryesore që nuk ka arritur ende në fazën e ndërtimit. Ministria e Sportit thotë se vendndodhja nuk është vendosur; si mundësi janë përmendur Zona Industriale në Drenas dhe Bërnica. Stadiumi është planifikuar me së paku 25.000 ulëse dhe do të shërbente për ceremonitë zyrtare të hapjes dhe mbylljes.

Sipas planit, Kosova duhet t’i përfundojë përgatitjet organizative dhe infrastrukturore deri në vitin 2029. Lojërat Mesdhetare janë paraparë të zhvillohen nga 24 korriku deri më 4 gusht 2030.

Çfarë janë Lojërat Mesdhetare?

Kjo ngjarje shumësportëshe bashkon çdo katër vjet sportistë nga vendet e pellgut të Mesdheut, në Evropë, Afrikë dhe Azi. Edicioni i parë u mbajt më 1951 në Aleksandri të Egjiptit, me dhjetë shtete dhe 734 sportistë pjesëmarrës.

Sot, lojërat renditen ndër ngjarjet më të rëndësishme shumësportëshe pas Lojërave Olimpike dhe zhvillohen nën patronatin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Në Oran të Algjerisë, më 2022, garuan 3.298 sportistë nga 26 shtete; në edicionin e vitit 2026 në Taranto të Italisë, numri i sportistëve arriti në 3.803.

Për edicionin e vitit 2030 në Prishtinë, ICMG-ja ka përcaktuar fillimisht një program bazë me 24 sporte: atletikë, not, vaterpolo, basketboll 3×3, hendboll, volejboll, futboll në sallë (futsal), boks, xhudo, karate, taekëondo, mundje, çiklizëm, gjimnastikë, tenis, pingpong, badminton, kanotazh, lundrim me vela, qitje, gjuajtje me hark, peshëngritje, padel dhe ngjitje sportive.

Kosova ka nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi me Shqipërinë për organizimin e lojërave. Meqë nuk ka dalje në det, garat e lundrimit me vela janë planifikuar të mbahen në Durrës.


Shtuar më 24.11.2026 18:50

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetultrabet girişgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetFanatikbetjojobetqueenbetForum zamparalargrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetPadişahbetstarzbetGrandpashabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet giriş