Kryetari i Partisë Mundësia ka reaguar pas lajmit se Elisa Spiropali u përjashtua nga grupi parlamentar i PS-së dhe se ajo ka paralajmëruar që do të flasë ditën e nesërme.
Në një reagim në rrjetet sociale, Shehaj thekson se ajo që duhet të bëjë deputetja socialiste është të flasë troç dhe të tregojë për shqiptarët vjedhjet që ka bërë qeveria ku ajo ka bërë pjesë, ose në të kundërtën, të heshtë.
Sipas kreut të Mundësia, shqiptarët kanë muaj të tërë që dëgjojnë për përplasjet brenda mazhorancës, por tani është koha që sipas tij ata që po i dalin kundër Ramës, të thonë të gjitha të vërtetat për aferat korruptive të qeverisë socialiste.
“Nesër do flasë Elisa Spiropali! Nesër Elisa nuk do na flasë për mënyrën se si kanë vjedhur dhe ku i kanë fshehur paratë e shqiptarëve, por do të flasë për përplasjen se si iu shkelën të drejtat Elisa Spiropalit, se si Belinda Balluku merr pjesën më të madhe të parave që i vjedhin shqiptarëve dhe se si Erion Veliaj ka vjedhur dhe shkon në burg, kurse Belinda Baklluku që po ashtu ka vjedhur nuk shkon në burg.
Prej muajsh dëgjojmë përplasjet midis Edi Ramës, Veliajt, Belindës dhe Elisës.
Tani, mos na hapni më barkun me këto diskutime.
Nëse keni ndërmend të flisni, flisni troç, ndryshe qepeni”, shprehet Shehaj.
