SpaceX nis misionin, lëshon raketën me ngarkesë sekrete për Forcat Hapësinore të SHBA-së

24 Nëntor 2026 | 19:21

Kompania amerikane SpaceX, në bashkëpunim me Forcat Hapësinore të SHBA-së, ka lëshuar të martën një raketë Falcon 9 që transportonte një ngarkesë të klasifikuar ushtarake.

Misioni, i emërtuar USSF-266, u nis nga baza Vandenberg në Kaliforni, në orën 08:08 sipas kohës lokale.

Ky ishte fluturimi i 29-të për përforcuesin e fazës së parë të raketës, i cili më parë kishte mbështetur misione të shumta qeveritare, komerciale dhe vendosjen e satelitëve Starlink.

Pas ndarjes nga faza e dytë, përforcuesi pritej të ulej në anijen autonome “Of Course I Still Love You”, e pozicionuar në Oqeanin Paqësor.

Autoritetet paralajmëruan gjithashtu banorët e disa qarqeve në Kaliforni për mundësinë e dëgjimit të bumit sonik gjatë rikthimit të raketës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Putin: Do t’u përgjigjemi sulmeve të Ukrainës ndaj rafinerive ruse

Rusia do t’i përgjigjet “në mënyrë të pashmangshme” sulmeve të vazhdueshme të Ukrainës ndaj rafinerive të saj të naftës, tha të martën presidenti rus Vladimir...
19:20 | 24/11/2026

Rrëzohet gjatë stërvitjes helikopteri ushtarak në Turqi, ministria jep detajet e para (VIDEO)

Një helikopter ushtarak i tipit AS-532 është rrëzuar pasditen e së martës në provincën e Eskisehirit, në Turqi, gjatë një fluturimi stërvitor. Sipas një njoftimi...
19:16 | 24/11/2026

SHBA-të braktisin Ukrainën, Hegseth vonon dorëzimin e 60 sistemeve mbrojtëse “Patriot”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka vonuar dorëzimin e 60 sistemeve të mbrojtjes ajrore të tipit “Patriot” për Ukrainën. Ngarkesa e bllokuar përfshin interceptues...
18:49 | 24/11/2026