Diskutimi mbi projektligjin për donacionet dhe sponsorizimet solli përplasje të ashpra në Komisionin e Kulturës, Turizmit dhe Diasporës mes kryetares Ina Zhupa dhe Taulant Ballës, një nga nismëtarët e projektligjit. Zhupa pretendoi se në nismën e depozituar më 28 tetor nga Balla dhe Braçe nuk ishin evidentuar efektet financiare. Ajo e quajti antikushtetues ligjin dhe kundërshtoi nenin që kërkon miratim nga ministria përgjegjëse për sponsorizimet Nga debati me tone të larta te Kultura, diskutimet për sponsorizimet u shoqëruan me batuta dhe ironi te Ligjet.