Champions League: Mbyllen pjesët e para në dy takimet e para për sot. Fiton… mërzia

24 Nëntor 2026
19:31
Telesport
back button

Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e para për sot në Champions League, të vlefshme për xhiron e pestë. Në Norvegji, Bodo/Glimt po barazon pa gola ndaj LASK Linz. Një pjesë e parë e mërzitshme dhe pa asnjë rast konkret për të dyja skuadrat. Norvegjezët kërkojnë fitoren e dytë për këtë sezon, ndërsa austriakët kërkojnë fitoren e tretë, por do të ishin të kënaqur edhe me një barazim, duke qenë se luajnë në transfertë.

E njëjta tablo edhe në “Rams Park” në Stamboll, aty ku Galatasaray po barazon pa gola ndaj Aston Villa. Edhe këtu një pjesë e parë e mërzitshme dhe pa ndonjë gjë për t’u veçuar.

Turqit vijnë në këtë takim pas dy humbjeve dhe dy fitoreve në ndeshjet e fundit. Aston Villa numëron tre fitore rresht dhe një humbje të fundit, 3-0 ndaj Barcelonës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit