“Fjalën e fundit e ka sovrani”, Berisha: 28 Nëntori do të nderohet si kurrë më parë

24 Nëntor 2026 | 19:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim para demokratëve në Durrës. Berisha ka shprehur mbështetjen për protestën e studentëve dhe të rinjve, ndërsa ka paralajmëruar se ata do të vijojnë qëndresën në sheshe.

“Të dashur deputete dhe deputetë të qarkut të Durrësit, drejtues të degëve të PD të këtij qarku, të nderuar aleatë, dhe njëherë një përshëndetje të përzemërt nga unë dhe mirënjohje për punën që keni bërë.

Të dashur miq, jeta, veprimtaria politike në një diktaturë janë të vështira dhe duhet ta përsëris se midis të gjitha diktaturave, narkodiktatura, diktatura e bazuar në drogën apo ndryshe diktatura e bandave, vlerësohet më e keqja, më e rrezikshmja. Vlerësohet e tillë nga ata që kanë studiuar të gjitha llojet e diktaturave.

Unë në emër tuaj dua t’u jap një përshëndetje të përzemërt studenteve, studentëve, pedagogëve të Universitetit të Durrësit, të universiteteve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë për lëvizjen e tyre, për revoltën e tyre të paparë.

Kreu i PD-së i është drejtuar gjithashtu Ramës me paralajmërimin se, sipas tij, sovrani do të ketë fjalën e fundit në përballjen politike.

I them Edi Ramës, mos mendo mor i mjerë se do mund të rrish në atë karrige duke thyer kocka studentësh dhe të rinjsh. Nuk ke njohur ti akoma kufijtë e trimërisë së tyre.

Në qoftë se ata udhëhiqen nga vetëpërmbajtja, e cila është trimëri, është guxim, i bindur edhe njëherë se fjalën e fundit në të gjitha këto lloj betejash midis tiranit dhe sovranit, e ka thënë sovrani.

Se firmën e fundit midis tiranit dhe sovranit, e ka vendosur sovrani. Ndaj dhe je krejtësisht i pashpresë.

Studentët janë të gatshëm dhe do jenë të gatshëm, takohu me kë të duash prapa skenave, por ata do i kesh në shesh të pamposhtur.

Data 28 Nëntor po vjen, Dita e Flamurit do nderohet nga shqiptarët më mirë se kurrë në historinë e tyre”, tha kreu i PD, Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohen dy persona për trafikim të të miturve dhe abuzim seksual, gjendet në Tiranë 13-vjeçarja e larguar nga banesa

Dy persona, 46 dhe 49 vjeç, janë arrestuar në Tiranë dhe Fier, të dyshuar për trafikim të të miturve dhe marrëdhënie seksuale me të mitur....
18:54 | 24/11/2026

Shega nuk shitet, fermerët në Lumas lënë prodhimin pa vjelë pasi s’ka treg

Prodhimi i shegës në fshatin Lumas të Bashkisë së Cërrikut edhe këtë vit ka qenë i mbarë. Mirëpo, shegët janë kalbur në pemë. Fermerët shprehen...
18:39 | 24/11/2026

Plagoset me thikë 29-vjeçari në Fier, shpallet në kërkim autori i mitur

Një 29-vjeçar është plasur me thikë në qytetin e Fierit të martën. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 17:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”,...
18:17 | 24/11/2026