Disa të plagosur, automjete të shkatërruara dhe rrënoja – pasojat e shpërthimit të makinës bombë në Kolumbi

Autoritetet njoftuan se të paktën 24 persona mbetën të plagosur pasi një makinë bombë shpërtheu të hënën në Villavicencio, në Kolumbinë qendrore.
Shpërthimi dëmtoi selinë e qeverisë rajonale, si dhe ndërtesat fqinje.
Pamjet video që qarkullojnë në rrjetet sociale shfaqin grumbuj rrënojash pranë automjeteve të shkatërruara, si dhe një krater të madh në rrugë.
Sulmi, për të cilin deri më tani nuk ka marrë përgjegjësi asnjë grup, ndodh në një kohë kur vendi amerikano-jugor po përballet me një valë dhune.
#Video Así amanece Villavicencio tras explosión de carro bomba en la Gobernación: las primeras imágenes muestran fachadas arrancadas por la deflagración, techos levantados, ventanas rotas y un gran número de escombros por el suelo https://t.co/LA7s91XVB2 https://t.co/2OnR1cGNjH
— BluRadio Colombia (@BluRadioCo) November 24, 2026
Alexander Baquero, kryetari i bashkisë së Villavicencio-s – qytet që shërben edhe si kryeqendër e departamentit Meta – ka vendosur një ndalim të përkohshëm të qarkullimit të motoçikletave në disa rrugë kryesore të qytetit.
Në zonë është dislokuar gjithashtu Brigada e Shtatë e ushtrisë kolumbiane.
Si zyra e kryetarit të bashkisë, ashtu edhe qeveria rajonale, ofrojnë një shpërblim deri në 150 milionë peso kolumbiane (rreth 38,000 euro) për informacione që çojnë te autorët përgjegjës.
A car bomb detonated in the Colombian city of Villavicencio, destroying the governor's office and surrounding buildings, President Abelardo de la Espriella says. Residents sought shelter in streets in the chaotic scene near the blast site strewn with the wreckage of damaged buildings, rubble and a large crater, according to AFP journalists
— AFP News Agency (@AFP) November 24, 2026
Presidenti kolumbian, Abelardo de la Espriella, mbërriti në Villavicencio të martën, rreth orës 09:00 me orën lokale, për të zhvilluar një takim mbi sigurinë dhe për të vizituar vendin e shpërthimit.
Në një reagim të mëvonshëm, ai theksoi se "nuk do të tërhiqet dhe nuk do të negociojë me kriminelët". /Telegrafi/


































