Kur ka kaluar gjysma e vitit në protestë, nisur që nga “revolucioni flamingo”, të rinjtë kanë sjell në jetë disa lëvizje përtej sheshit kundra klasës së vjetër politike. Qëllimi i tyre është të mos kenë një kokë në drejtim, por të jetë organizim jopartiak gjithpërfshirës ku çdo student të ndihet i përfaqësuar.Lëvizja studentore e cila tashmë ka mbi 2000 studentë të regjistruar synon të zgjedh delegatë për cdo universitet, që të formojnë më pas Asamblenë Kombëtare që do të vendos për çdo qëndrim publik.