Shërbimi britanik i inteligjencës së brendshme MI5 ka paralajmëruar kompanitë britanike që mbështesin ushtarakisht Ukrainën se mund të bëhen objektiv i sulmeve të sabotimit nga Rusia. Paralajmërimi u drejtohet veçanërisht kompanive që furnizojnë me pajisje dhe materiale ushtrinë ukrainase. Sipas autoriteteve britanike, Rusia ka shtuar muajt e fundit përpjekjet për të kryer akte sabotimi ndaj objekteve të industrisë evropiane të mbrojtjes, në një përpjekje për të minuar ndihmën për Ukrainën.