Nga foltorja e Ripërtëritjes në Durrës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli në lidhje me protestat e studentëve dhe zhvillimet politike në vend, duke deklaruar se në përballjen mes pushtetit dhe qytetarëve, fjalën e fundit e ka sovrani.
Ashtu si herët e tjera Berisha e cilësoi qeverisjen “narkodiktaturë”, duke e krahasuar situatën politike me periudhën e fundit të regjimit komunist. Ai solli në vëmendje protestat studentore të dhjetorit 1990 dhe mënyrën se si studentët kishin zgjedhur vetë përfaqësuesit e tyre.
“Në qoftë se kthehemi bashkë me ata që kanë memorie, u kërkoj ndjesë të rinjve që janë fatlumë që nuk i njohin ato vite, por në qoftë se kthehemi pas jo në vitet e zeza, por në vitet ’90, krahasojmë disa zhvillime.Edhe atëherë studentët u ngritën kundër regjimit.Regjimi ishte i dyzuar, të përdorë forcën apo të kërkojë marrëveshje me ta. Regjimi, për të shmangur një skenar të Bukureshtit, vendosi të negociojë me ta.
Por një gjë, ishin studentët ato dy ditë me datën 10 dhe 11 dhjetor të vitit 1990, që zgjodhën përfaqësuesit e tyre. U mblodhën në ato salla dhe votonin njëri-tjetrin, zgjidhnin njëri-tjetrin dhe nuk ua zgjodhi njëri. Imagjinoni këtë të sotmin. Pasi theu kafka, theu gjymtyrë, u dha plumbin e gomës në lule të ballit, pasi përdori të gjitha mjetet kundër tyre, i zgjodhi si hijenë një grusht studentësh dhe u shfaq aty ku diktatori i fundit komunist u shfaq me studentët”, tha Berisha.
Kreu i PD tha u ndal edhe te protesta e 28 Nëntorit, duke u shprehur se këtë vit Flamurit do të nderohet nga shqiptarët në një mënyrë të veçantë.
“Studentët janë të gatshëm dhe do jenë të gatshëm, takohu me kë të duash prapa skenave, por ata do t’i kesh në shesh të pamposhtur. Data 28 Nëntor po vjen, Flamurit do nderohet nga shqiptarët më mirë se kurrë në historinë e tyre”, tha Berisha.
Më tej Berisha, u bëri thirrje forcave politike opozitare të bashkohen në një front të përbashkët kundër qeverisë së Edi Ramës, duke theksuar se ‘askush nuk fiton duke qëndruar veçmas’.
Berisha tha se ‘vetëm Partia Demokratike është rritur gjatë këtyre gjashtë muajve’, ndërsa e lidhi këtë me qëndrimet që, sipas tij, ka mbajtur opozita. Ai kërkoi vijimin e procesit të ripërtëritjes dhe hapjen e PD-së ndaj të rinjve dhe grave, me synimin për krijimin e ‘frontit më të gjerë kundër qeverisë.
"Ftoj nga Durrësi të gjithë shqiptarët, ftoj të gjitha forcat politike opozitare që ndjehen opozitare, të krijojmë një front të përbashkët për t'i dhënë shtytjen e fundit këtij regjimi çnjerëzor anti-shqiptar. Për të hapur rrugët e shpresës, për të hapur mundësinë që shqiptarët të votojnë të lirë, të zgjedhin më të mirët e më të mirëve që besojnë.
U rrit vetëm Partia Demokratike gjatë këtyre gjashtë muajve. Pse?
Se mbajti qëndrimet më të ndershme, sepse që në fillim deklaroi: Armiku i armikut tim është aleati im në luftë kundër të keqes. Një parim i përdorur nga romakët që nga lashtësia romake e gjer sot para rreziqeve ekzistencialë.
Ripërtëritjen ta konceptojmë si detyrim madhor për secilin prej nesh, për të shtrirë dorën dhe të bëjmë gjithçka për frontin më të gjerë e më të fuqishëm që ka njohur Shqipëria kundër këtij rreziku madhor ekzistencial dhe ju garantoj se do fitojmë", nënvizoi Berisha.
Oerd Bylykbashi ka njoftuar se ka dorëzuar detyrën e drejtuesit politik të Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, duke e cilësuar këtë si një hap në funksion të përtëritjes dhe zgjerimit të forcave të partisë.
Lajmin e bëri të ditur gjatë fjalës së mbajtur në Foltoren e Partisë Demokratike në Durrës, ku zbuloi se vendimin ia kishte komunikuar kryetarit të partisë, Sali Berisha, rreth një javë më parë.
Bylykbashi deklaroi se dorëzimi i kësaj detyre është një hap që, sipas tij, do t’i shërbejë ripërtëritjes dhe zgjerimit të forcave të Partisë Demokratike.
Ai i uroi sukses personit që do të marrë drejtimin politik të qarkut të Durrësit, duke theksuar se ndryshimi i funksioneve nuk nënkupton largim nga angazhimi politik dhe beteja e opozitës.
“Marrim një detyrë, e çojmë përpara dhe më pas vjen dikush tjetër për ta vazhduar. I uroj kujtdo që do ta marrë këtë detyrë ta çojë Partinë Demokratike drejt fitores në zgjedhjet që kemi përpara”, deklaroi Bylykbashi, ndërsa theksoi se çdo demokrat duhet të vijojë të kontribuojë për partinë, pavarësisht nëse mban apo jo një funksion drejtues.
“Kjo është hera e fundit që unë ju drejtohem si drejtues politik i qarkut të Durrësit, pasi ia kam dorëzuar këtë detyrë rreth një javë më parë kryetarit të partisë. Sepse mendoj që vetëm në këtë formë ne mund të çojmë përpara përtëritjen e shumëfishimin e forcave tona; marrim një detyrë e çojmë përpara, më pas vjen dikush tjetër e bën. Dhe unë i uroj kujtdo që do e marrë këtë detyrë ta çojë PD drejt fitores në zgjedhjet që kemi përpara.
Kemi vetëm një rrugë! Rruga jonë kalon përmes moralit dhe parimeve. Ne mund të bëjmë çdolloj kompromisi, por kompromis me moralin dhe parimet s’duhet të ketë!
Në 19 vite që kam punuar me doktor Berishën, nëse do të zgjidhja një nga ato leksione të jashtëzakonshme që unë kam marrë ka qenë; qëndroji parimeve pa lëkundje! Dhe në duhet t’u qëndrojmë këtyre parimeve deri në fund, sepse vetëm ato na çojnë më kokën lart drejt fitores. Asnjë kompromis me parimet dhe moralin”, tha Bylykbashi.
Kreu i PD, Sali Berisha ndodhet sot në Durrës ku po mban Folotoren e Ripërtëritjes.
Megjithatë 'Ripërtëritja' nuk nisi siç duhet. Teksa ishte duke mbajtur fjalën një e re në sallë ikën dritat.
Pas këtij incidenti të pranishmit në sallë nisën të brohorisnin dhe disa të tjerë ndezën blicat e telefonit.
Aktiviteti u ndërpre pak minuta deri në ardhjen e energjisë elektrike.
-
ty mor kerme kur do te te japim fund? se dhe nga varri do na lesh litarin nxjerre.
Përgjigju











Komente
Komento