VIDEO/ Ronaldo shënon golin e 987-të, por kundërshtari feston si CR7

VIDEO/ Ronaldo shënon golin e 987-të, por kundërshtari feston si CR7

20:37, 24/11/2026

Cristiano Ronaldo vazhdon t’i afrohet objektivit të madh të 1000 golave në karrierë. Ylli portugez gjeti rrugën e rrjetës në përballjen mes Al Nassr dhe Al Sadd, e vlefshme për javën e pestë të Champions League të Azisë, por festimi i kundërshtarit pas golit të barazimit ishte një nga momentet që tërhoqi vëmendjen.

Ronaldo zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të, duke shndërruar në gol një 11-metërsh të fituar prej tij. Ky ishte goli i 987-të në karrierën e portugezit, i cili tashmë ka nevojë për vetëm 13 realizime të tjera për të arritur shifrën historike të 1000 golave.


egjithatë, avantazhi i Al Nassr zgjati vetëm nëntë minuta. Në minutën e 22-të, Mohammed Waad barazoi shifrat për Al Sadd, pas një asistimi nga Afif. Mesfushori nga Katari festoi golin duke imituar lëvizjen karakteristike të Cristiano Ronaldos, të njohur në të gjithë botën si “Siuuu”.


Portugezi pati mundësinë të shënonte sërish në minutën e 35-të, por goli i tij i dytë u anulua pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

Në vijim, Al Nassr riktheu avantazhin me Joao Felix, i cili shënoi në minutën e 52-të. Në momentin e raportimit, skuadra saudite kryesonte 2-1, në një ndeshje ku vëmendja ishte përqendruar edhe te numërimi mbrapsht i Ronaldos drejt kuotës së 1000 golave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco