Hoxha: Spiropali nuk ka fuqi të përballet me Ramën, po e faktorizojnë kot

Gazetari Artan Hoxha, i pranishëm në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus të Ylli Rakipit, e ka cilësuar “show” përplasjen mes Ramës dhe Spiropalit.
Ai tha se Elisa Spiropali nuk ka as fuqi dhe as njerëz për t’u përballur me Edi Ramën, ndaj bëhet fjalë thjesht për pakënaqësi të brendshme.
Pjesë nga biseda:
Hoxha: E di ti kush e merrte rrogën te Kuvendi kur ishte Spiropali? Ka qenë Knut Fleckenstein. Unë e kam dëgjuar këtë pjesë: e ka fajin populli, e ka partia. Kush e ka marrë Elisën nga MJAFT dhe e ka sjellë këtu, e ka bërë vetëm Edi Rama. Elisa nuk ka bërë garë në PS. Këtë e ka marrë Edi Rama. I vetmi njeri që e ka marrë këtë është Edi Rama. Këtë zonjën e ka bërë Edi Rama drejtoreshë të Doganave.
Demalia: Ka qenë përpara?
Hoxha: Ore, je në vete ti mo? Kjo zonja u mor nga jashtë dhe u implementua në trupin e PS-së nga Edi Rama. Shumë socialistë të tjerë, me kontribute më të mëdha, u nxorën nga gara që të vendosje aty Elisa Spiropalin. Njeriu që e ka promovuar Spiropalin është Edi Rama. Ajo nuk mund të bëjë luftë me Edi Ramën. Nuk ka as këllqe, as mundësi, as projekte. Atë sot e ka faktorizuar reagimi i Ramës, që mua më duket i palogjikshëm.
Rakipi: Nuk mund të merret?
Hoxha: Po çfarë mbështetjeje ka Spiropali në PS? Ti, duke e përjashtuar nga grupi, e faktorizon kot atë. Aq shumë në delir është sa thotë: përgjigjen do ta merrni nesër.




