Ndërhyrje kibernetike në CIA dhe zyrat e inteligjencës, zbulohen të dhëna jokonfidenciale

Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në Shtetet e Bashkuara kanë konstatuar një akses të paautorizuar në sistemet e tyre, përmes të cilit janë ekspozuar disa informacione të paklasifikuara. Këtë e ka bërë të ditur e përditshmja “The New York Times”, duke cituar zyrtarë amerikanë dhe persona që kanë njohuri mbi ngjarjen.

Siç raportohet, ndërhyrja ka prekur një sistem që shërben për analizën e inteligjencës nga burime të hapura, pra një rrjet kompjuterik që përdoret për të nxjerrë informacione me vlerë nga materiale publike dhe jo të klasifikuara.

Të lidhura

None found

Ende nuk është zbuluar se cilat të dhëna konkrete janë komprometuar. Megjithatë, burimet e cituara nga gazeta nënvizojnë se materialet e klasifikuara nuk janë rrezikuar. Dy persona të njohur me rastin kanë treguar se ekspozimi mund të ketë përfshirë edhe informacione në agjenci të tjera të qeverisë amerikane. Njëri prej tyre tha se çështja tashmë është zgjidhur.

Këto sisteme të inteligjencës me burime të hapura përpunojnë një vëllim të madh të dhënash, duke përfshirë informacione të blera nga tregu, përmbajtje nga rrjetet sociale, pamje satelitore dhe materiale të tjera që gjenden në internet.

Megjithëse pjesa më e madhe e këtyre të dhënave është publike, një pjesë sigurohet nga kompani që i shesin kundrejt pagesës. Kur bashkohen me burime të tjera, këto të dhëna mund të zbulojnë detaje të rëndësishme dhe shumë të hollësishme.

Agjencitë e inteligjencës i përdorin këto informacione së bashku me burime të tjera për të përgatitur analiza dhe vlerësime mbi çështje të ndryshme të sigurisë.

Burimet e “The New York Times” bëjnë me dije se në këtë rast dyshohet që një haker ka arritur të sigurojë akses të paautorizuar në të paktën një sistem qeveritar. Por nuk është bërë e ditur nëse hetuesit kanë identifikuar personin ose grupin përgjegjës për ndërhyrjen.

Një zyrtar i Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare deklaroi se incidenti nuk ka ndërprerë kapacitetet kritike, ndërsa CIA nuk pranoi të jepte komente.

Ky incident ndodh në një kohë kur disa institucione amerikane kanë raportuar probleme dhe ndërhyrje në sistemet e tyre teknologjike. Javën e kaluar, Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) përjetoi një ndërprerje disaditore të rrjetit të saj të brendshëm të klasifikuar. Sipas zyrtarëve dhe bizneseve të përfshira, problemi nuk u shkaktua nga sulme kibernetike.

Po ashtu gjatë javës së kaluar, u raportua për një ndërhyrje në Qendrën Kombëtare të Informacionit të Krimeve të FBI-së, një bazë të dhënash kombëtare që përdoret nga institucionet lokale, shtetërore dhe federale të zbatimit të ligjit për të shkëmbyer informacione për personat e dyshuar për vepra penale.

Presidenti amerikan, Donald Trump, iu referua këtij incidenti gjatë një interviste telefonike për “Fox News” të shtunën.

“Do të them se kjo nuk është diçka e mirë, nuk më pëlqen”, deklaroi Trump, kur u pyet për ndërhyrjen në sistemin e FBI-së.

Ndërkohë, edhe Departamenti Amerikan i Bujqësisë zbuloi një incident të sigurisë kibernetike, që e detyroi institucionin të çaktivizonte përkohësisht disa aplikacione të brendshme. Lajmi u raportua fillimisht nga Nextgov, një platformë që mbulon zhvillimet teknologjike në institucionet federale të SHBA-së.

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton, i cili së fundmi është emëruar nga Trump edhe në rolin e drejtorit në detyrë për sigurinë kibernetike, u përpoq të qetësonte shqetësimet e publikut gjatë disa daljeve televizive të dielën.

Duke komentuar ndërhyrjen në bazën e të dhënave të FBI-së, ai tha se incidente të tilla nuk janë të rralla dhe nuk ka arsye për alarm.

“Hetimet kibernetike dhe incidentet kibernetike kanë qenë pjesë e ekonomisë dhe jetës amerikane për një kohë të gjatë”, u shpreh Clayton në emisionin “This Week” të ABC-së.

Ai shtoi se për incidentin në FBI, institucioni po e trajtonte situatën sipas procedurave të zakonshme. Ndërsa autoritetet amerikane po përpiqen të sqarojnë shtrirjen e ndërhyrjeve të fundit, ende mbetet e paqartë se kush qëndron pas sulmit ndaj sistemeve të inteligjencës dhe sa të dhëna janë ekspozuar.


Shtuar më 24.11.2026 22:13

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabet girişgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetFanatikbetjojobetqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerijojobetjojobet girişbahis sitelerijojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetvdcasino girişmarsbahisGrandpashabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişblack jack insurance