Fitore e thellë 5-1 e Real Madridit ndaj PSV-së.
PSV Eindhoven ka befasuar Real Madridin në “Santiago Bernabeu”, duke kaluar në avantazh 0-1 në minutën e 32-të të takimit.
Golin për skuadrën holandeze e realizoi Ivan Perisic, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke mposhtur Thibaut Courtois me një goditje të pakapshme në krahun e djathtë.
Penalltia u akordua pas ndërhyrjes së VAR-it. Në minutën e 28-të, Sven Mijnans u rrëzua në zonën e madrilenëve pas një kontakti me kundërshtarin. Fillimisht, arbitri lejoi vazhdimin e lojës, por pas rishikimit të pamjeve vendosi të tregonte pikën e bardhë. Për këtë episod, Aurelien Tchouameni u ndëshkua edhe me karton të verdhë.
Real Madrid kishte pasur mundësinë të kalonte në avantazh që në minutën e 11-të, por goditja e Vinicius Junior nga kufijtë e zonës u ndal nga shtylla e djathtë.
Nga ana tjetër, PSV kishte paralajmëruar rrezikun që në minutën e katërt, kur Ruben van Bommel provoi nga distanca, por topi përfundoi ngushtë jashtë kuadratit.
Real Madridi ka përmbysur rezultatin ndaj kundërshtarit, duke kaluar në avantazh 2-1 në minutën e 60-të. Protagonisti është Jude Bellingham, i cili realizoi një gol të bukur me një goditje të saktë nga jashtë zonës. Topi u përplas në shtyllë përpara se të përfundonte në rrjetë.
Më herët, në minutën e 50-të, Federico Valverde kishte barazuar shifrat në 1-1. Mesfushori uruguaian realizoi me një goditje fluturimthi brenda zonës, pas asistit të Arda Güler.
Nuk ndalen 'Los Blancos' realizojnë golin e tretë me Kylian Mbappe.
Real Madridi ka shënuar edhe dy gola të tjerë, duke e çuar rezultatin në 5-1.
Në minutën e 84-t, Kylian Mbappe realizoi golin e katërt, pas një pasimi të zgjuar të Brahim Diaz. Francezi doli i vetëm përballë portierit dhe e dërgoi topin në rrjetë me qetësi.
Real Madrid - PSV 4-1
Real Madrid [4-1] PSV - Mbappe 84'
by
u/SnooWalruses9338 in
soccer
Vetëm tri minuta më vonë, në minutën e 87-të, ishte radha e Vinicius Junior për të festuar. Braziliani gjeti gjithashtu rrugën e rrjetës, duke vulosur rezultatin e thellë 5-1 për madrilenët.
Real Madrid - PSV 5-1
Real Madrid [5]-1 PSV Eindhoven - Vinicius Junior 87'
by
u/xggq in
soccer
© SYRI.net
Shpendi shpërthen në Itali me tregolësh për 18 minuta! Sulmuesi i Shqipërisë arrin shifrën e 12 golave
Ardian Ismajli operohet me sukses në dorën e djathtë
VIDEO/ Spektakël golash në 'Etihad', Cherki i mohon fitoren NapolitBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: