Dy herë arriti Napoli të kalonte në avantazh në fushën e Manchester City-t, por të besuarit e Allegrit nuk dolën me pikë të plota nga Anglia, pasi 90 minutat u mbyllën me rezultatin 2-2. Buaddi barazoi fillimisht rrjetën e Hojlund dhe më pas Cherki golin e Lang. Në fund të dy skuadrat e mbyllën të pakënaqura, pasi City vjen pas 4 ndeshjesh pa fitore në Premier League, ndërsa Napoli rrezikon për të dytin sezon me rradhë të eliminohet në fazën e grupit. Skuadra italiane ka 4 pikë pas 5 ndeshjesh.

Edhe supersfida tjetër e mbrëmjes mes Arsenalit dhe Dortmund-it u mbyll pa fitues. Në Londër nënkampionët e Evropës morën avantazhin që në minutën e 10 me Gyokeres, por gjermanët barazuan dhe njëkohësisht vulosën rezultatin 1-1 me Beier.

Real Madrid ndërkohë fitoi me përmbysje dhe goleadë 5-1 kundër PSV-së. Edhe pse holandezët e mbyllën pjesën e parë në avantazh me Perisic, në të dytën madrilenët barazuan fillimisht me Valverden, ndërsa më pas realizuan me rradhë Bellingham, Mbappe ‘dopietë’ dhe Vinicius Junior. ‘Galaktikët’ e Mourinhos janë skuadra e vetme deri tani me pikë të plota pas 5 ndeshjesh.

Në Itali Como e Fabregas u mjaftua me rezultatin 1-0 kundër AEK-ut të shqiptarëve. Si Pilo ashtu edhe Strakosha luajtën titullarë në duelin ku italianët fituan vetëm falë supergolit të Milla-s. Me këtë sukses Como u ngjit në kuotën e 12 pikëve dhe lufton për të qenë në top-8-she.

Në sfidat e tjera të orën 21:00 Porto fitoi 1-0 në fushën e Feyenoord, Leipzig mposhti 3-1 Lens-in, ndërsa Slovan Bratislava humbi në shtëpi 2-0 nga Betis. Më herët Bodo Glimt mori një fitore të rëndësishme për kualifikimin në 16 më të mirat, duke mposhtur 1-0 austriakët e LASK, ndërsa Galatasaray mposhti 1-0 anglezët e Aston Villa-s. Këta të fundit pas 3 fitoreve të njëpasnjëshme në Champions, kundër turqëve pësuan disfatën e dytë radhazi.

Rezultatet e mbrëmjes në Champions League

Bodo Glimt       1-0      Lask

Galatasaray      1-0     Aston Villa

Arsenal             1-1      Dortmund

Como                1-0      AEK

Feyenoord         0-1     Porto

Man City            2-2     Napoli

Leipzig               3-1     Lens

Real Madrid       4-1     PSV

Slovan Bratislava 0-2  Betis