Mishi i pacertifikuar nuk duhet të kalojë portin apo doganën hyrëse në Shqipëri. Ekspertët kërkojnë përgatitje profesionale për punonjësit e AKU për leximin e dokumentacioneve.
Ndërkohë mishi në Shqipëri nuk duhet të pësojë rritje të çmimit pasi tregjet e furnizimit nuk janë kushtëzuar asnjëherë.
27 ton mish derri nga Brazili që përfunduan në Fier, duhet të ishin ndalur në Portin e Durrësit. Granit Sokolaj thotë për A2 CNN se ngarkesa të tilla, me dokumentacion jo të rregullt kalojnë pa probleme përpara përfaqësuesve të AKU, herë si pasojë e neglizhencës e herë si pasojë e mungesës së dijes së nevojshme.
Eksperti Ilir Pilku thotë se Shqipëria nuk duhet të varet për mish nga Brazili, pasi në Europë dhe SHBA ka tregje më të sigurta.
Bolivia, Europa, marrim kafshë të gjalla. Që prej shtatorit, në Shqipëri pati një rritje nga 50 deri në100 lekë për çmimin e mishit. Sipas ekspertëve çdo rritje është abuzim, pasi vendet e rajonit kanë çmime më të ulëta për konsumatorët.
Në janar-shtator 2026, importet e mishit arritën rreth 37,700 ton, ose 12.9% më shumë se një vit më parë, ndërsa Për kafshët e gjalla, sasia u rrit me 22%.













