Vajza kërkon Arbërin nga Fieri: Më ndihmoi kur kisha nënën në spital, dua ta falënderoj personalisht!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.11.2026, 23:03

Vitet kanë kaluar, kontaktet janë humbur, por mirënjohja ka mbetur e njëjtë.

Një vajzë nga Dibra i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një apel të veçantë, në kërkim të një njeriu që i ka qëndruar pranë në një moment të vështirë të jetës së saj.

Bëhet fjalë për Arbër H. nga Fieri, i cili rreth 5-6 vite më parë e ka ndihmuar vajzën dhe familjen e saj në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku nëna e saj po merrte trajtim mjekësor.

Me kalimin e viteve, vajza ka humbur çdo kontakt me të, por nuk e ka harruar asnjëherë ndihmën dhe mirësinë që ai i tregoi në atë periudhë.

Sot, ajo nuk kërkon asgjë prej tij. Dëshira e saj e vetme është ta gjejë dhe t'i thotë personalisht “faleminderit”.

Përmes JOQ Albania, vajza shpreson që mesazhi i saj të mbërrijë te Arbëri. Kushdo që e njeh mund t'ia përcjellë këtë apel, ndërsa vetë Arbëri mund të kontaktojë privatisht redaksinë tonë.

Mesazhi i plotë i vajzës:

Përshëndetje!

Jam një vajzë dhe po shkruaj këtë postim me shpresën se dikush mund të më ndihmojë të gjej një person që ka lënë një gjurmë të veçantë në jetën time.

Po kërkoj Arbër H. nga Fieri, një njeri të jashtëzakonshëm, i cili rreth 5-6 vite më parë më ka ndihmuar shumë në një moment të vështirë për mua dhe familjen time, në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku mamaja po merrte ndihmë mjekësore.

Fatkeqësisht, me kalimin e viteve kam humbur çdo kontakt me të, por mirënjohja ime nuk është zbehur asnjë ditë.

Sot nuk kërkoj asgjë prej tij. Dua vetëm ta gjej dhe ta falënderoj personalisht për gjithçka që bëri për mua.

Nëse dikush e njeh ose ka pasur kontakt me të, do t'i isha pafundësisht mirënjohëse të linte një kontakt në faqen e JOQ Albania, ose të na kontaktonte vetë Arbri.

Ju lutem, shpërndajeni këtë postim. Ndoshta nëpërmjet një shpërndarjeje mund të arrij te një njeri të cilin kam dashur ta falënderoj prej shumë vitesh.

Me shumë mirënjohje,

Nga një vajzë nga Dibra – E.T.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit