Vendosni fjalën kyçe....

Mjegull e dendur në Kukës dhe në Rrugën e Kombit, vështirësohet qarkullimi



Mjegulla e dendur ka përfshirë qytetin e Kukësit që në orët e para të mëngjesit, duke ulur ndjeshëm dukshmërinë dhe vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Situata paraqitet problematike edhe në Rrugën e Kombit, ku dukshmëria e kufizuar po pengon qarkullimin normal të mjeteve.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të përdorin dritat e përshtatshme për kushtet e mjegullës. Gjithashtu, këshillohet shmangia e manovrave të rrezikshme për të parandaluar aksidentet.