Tirana mirëpret konferencën e dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama publikon pamjet e ‘vendtakimit’: Do të mblidhen mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni
Tirana do të jetë sot dhe nesër mikpritëse e edicionit të dytë të Konferencës së Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, një aktivitet i nivelit të lartë që do të mbledhë mbi 600 investitorë, sipërmarrës, përfaqësues të institucioneve europiane dhe ndërkombëtare, si dhe figura të njohura të politikës dhe ekonomisë.
Sipas agjendës, në fokus do të jenë mundësitë e investimit në rajon, financimi i bizneseve të reja, inovacioni, inteligjenca artificiale, energjia, infrastruktura digjitale dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor.
Në mesin e personaliteteve që do të marrin pjesë janë ish-presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ish-kryeministri italian Massimo D’Alema dhe ish-kryeministri tjetër italian Enrico Letta, ky i fundit përmes një lidhjeje online. Në aktivitet do të jetë gjithashtu komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ndërsa pjesëmarrës do të jenë edhe përfaqësues të Bankës Botërore, Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Europiane të Investimeve.
Dita e parë-25 nëntor
Punimet do të nisin në orën 08:15 me regjistrimin e pjesëmarrësve, ndërsa ceremonia e hapjes do të zhvillohet nga ora 09:15 deri në 09:40.
Fjalët përshëndetëse do të mbahen nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, si dhe Kerstin Jorna, drejtoreshë e përgjithshme e DG GROW në Komisionin Europian.
Në orën 09:45 do të mbahet fjala kryesore e Lars-Hendrik Roller, themelues dhe kryetar i Berlin Global Dialogue.
Një prej sesioneve të para do t’u kushtohet gjashtë startup-eve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat do të prezantojnë projektet dhe idetë e tyre përpara investitorëve. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet teknologjive të avancuara, inteligjencës artificiale dhe inovacionit.
Gjatë ditës së parë do të zhvillohen gjithashtu panele mbi financimin e bizneseve, mundësitë e investimit në rajon dhe krijimin e partneriteteve ndërmjet kompanive europiane dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.
Dita e dytë- 26 nëntor
Dita e dytë do të nisë në orën 10:30 me hapjen zyrtare të punimeve. Fjalën përshëndetëse do ta mbajnë ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, dhe Gert Jan Koopman, drejtor i përgjithshëm për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore në Komisionin Europian.
Në orën 11:00 janë parashikuar prezantime të njoftimeve për investime, ndërsa më pas do të vijojnë sesionet tematike.
Një prej diskutimeve kryesore do të jetë ai mbi kapitalin njerëzor, aftësitë profesionale dhe produktivitetin, me fokus te mënyrat se si investimet në arsim, formim profesional dhe zhvillimin e aftësive mund të nxisin rritjen ekonomike të rajonit.
Në këtë sesion do të marrin pjesë përfaqësues të kompanive dhe organizatave ndërkombëtare, ndër ta Arturas Piliponis nga EY, Gianluca Ciminata, drejtues i Lutech Balkans, Petar Ninovski, themelues i Brainster Group, si dhe Frieder Wöhrmann nga Regional Challenge Fund.
Në përfundim të konferencës pritet të mbahen fjalimet e kryeministrit Edi Rama dhe komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos.
Nën moton “Ballkani Perëndimor, kufiri i ri i investimeve europiane”, konferenca synon të promovojë potencialin ekonomik të gjashtë vendeve të rajonit dhe të krijojë mundësi konkrete për tërheqjen e kapitalit ndërkombëtar. Gjatë dy ditëve do të zhvillohen shtatë sesione tematike, ku do të trajtohen çështje që lidhen me financimin e bizneseve, teknologjinë, energjinë, infrastrukturën dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor në tregun europian.
Forumi vjen pas edicionit të parë të organizuar në Tiranë në vitin 2025, ku u prezantuan marrëveshje dhe projekte me potencial investimi prej më shumë se 4 miliardë eurosh.
Shqipëria synon që përmes këtij aktiviteti të forcojë partneritetet me investitorët europianë dhe ndërkombëtarë, si dhe të pozicionojë rajonin si një hapësirë me mundësi të reja për zhvillimin e bizneseve dhe projekteve strategjike.
AXHENDA:
DITA E PARË – 25 NËNTOR 2026
08:15–09:15 | Regjistrimi
09:15–09:40 | Sesioni i hapjes
Ali Aslan, moderator i ceremonisë – Fjalë mirëseardhëse
Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit e Shqipërisë
Kerstin Jorna, drejtore e përgjithshme e DG GROW, Komisioni Europian
09:45–10:00 | Fjala e Lars-Hendrik Roller
Lars-Hendrik Roller, themelues dhe kryetar i Berlin Global Dialogue
10:10–11:00 | SESIONI PLENAR I: Prezantimi i gjashtë startup-eve të Ballkanit Perëndimor
Prezantime nga gjashtë startup-e të rajonit, të përzgjedhura për të pasqyruar potencialin e Ballkanit Perëndimor.
Moderator: Stephane Ouaki, shef departamenti, EISMEA, Këshilli Europian i Inovacionit (EIC).
Julia Hoxha, bashkëthemeluese dhe CEO, Tidda, Shqipëri
Saša Gostić, drejtor, Back to Balance Healthcare Group Ltd., Bosnjë dhe Hercegovinë
Shpend Ahmeti, bashkëthemelues dhe drejtor menaxhues, Data4X, Kosovë
Miroslav Bojović, CEO, ONEAI/AIHeal, Mali i Zi
Simeon Markoski, themelues, Silyze, Maqedonia e Veriut
Dušanka Ilić, themeluese dhe CEO, Beyond42, Serbi
11:30–12:30 | SESIONI PLENAR II: Mobilizimi i investimeve për sipërmarrjet inovative
Moderatore: Magdalena Kouneva, shefe e sektorit për Institucionet Financiare Ndërkombëtare dhe Investimet, DG ENEST, Komisioni Europian.
Stephane Ouaki, shef departamenti, EISMEA, Këshilli Europian i Inovacionit (EIC)
Uranik Begu, drejtor menaxhues, Plug and Play
Eli Zhabevska, drejtuese, South Central Ventures
Ana-Marija Popović, partnere e përgjithshme, KOLO Ventures
Alberto Didoni, menaxher portofoli, Development Guarantee Group
Alexandre Hugo Laure, specialist i lartë për sektorin privat, Praktika Globale për Financën, Konkurrueshmërinë dhe Inovacionin (FCI), Grupi i Bankës Botërore
13:45–14:00 | Ballkani Perëndimor: Perspektiva makroekonomike
Ricardo Giucci, drejtues i Ekipit Ekonomik Gjerman (German Economic Team)
14:00–15:00 | SESIONI PLENAR III: Financimi i rritjes – Mobilizimi i investimeve në kapital
Moderator: Christophe Galand, zëvendësdrejtor dhe shef i Njësisë për Strategjinë Rajonale dhe Investimet në Ballkanin Perëndimor, DG ENEST, Komisioni Europian.
Marko Hinic, partner, Integral Capital
Igor Čičak, themelues dhe CEO, Provectus
Anush Simonyan, drejtor menaxhues, Amber Capital
Borislav Kostadinov, drejtor i fondit, Green for Growth Fund (GGF)
Ersida Docaj, drejtore e asociuar dhe drejtuese rajonale për Teknologjinë, Median dhe Telekomunikacionin (TMT), BERZH
15:30–16:30 | SESIONI PLENAR IV: Infrastruktura digjitale – Ndërtimi i platformës së ardhshme industriale të Europës
Moderator: Hoa-Binh Adjemian, shef i Njësisë për Angazhimin e Sektorit Privat, DG ENEST, Komisioni Europian.
Zana Tali, drejtore e përgjithshme, 3CIS
Hanna Loikkanen, drejtore kryesore e investimeve, FinnFund
Anastas Mishev, profesor dhe koordinator rajonal i Forumit të Europës Juglindore GÉANT (SEE-Forum)
Taavi Einaste, CEO për Lindjen e Mesme dhe tregjet në zhvillim, Nortal
16:30–17:30 | SESIONI PLENAR V: Diskutim i hapur mbi investimet – Sektori i shërbimeve si modeli i ardhshëm i rritjes për Ballkanin Perëndimor
Moderator: Hoa-Binh Adjemian, shef i Njësisë për Angazhimin e Sektorit Privat, DG ENEST, Komisioni Europian.
Pranvera Kastrati, drejtore e CEFTA-s
Bruno Papaj, bashkëthemelues dhe CEO, Vega Group
Miroslav Virijević, drejtor financiar (CFO), HTEC
Vigan Disha, drejtor kryesor i biznesit (CBO), Speeex
Nenan Novovic, CEO, Amplitudo
Djuro Stojanovic, CEO, Uhura Solution
Ivan Petrović, drejtor teknologjik (CTO), Ananas e-commerce
DITA E DYTË – 26 NËNTOR 2026
10:30–11:00 | Hapja e punimeve të konferencës
Ali Aslan, moderator i aktivitetit – Fjalë mirëseardhëse
Ferit Hoxha, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë
Gert Jan Koopman, drejtor i përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG ENEST), Komisioni Europian
11:35–12:45 | SESIONI PLENAR VI: Talenti, aftësitë dhe produktiviteti – Zhbllokimi i investimeve përmes kapitalit njerëzor
Moderatore: Olta Manjani, zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit e Shqipërisë.
Arturas Piliponis, partner në EY dhe drejtues i EU4Digital Facility, Ernst & Young (EY)
Gianluca Ciminata, CEO i Lutech Balkans dhe drejtues i organizatës BrAIn Learning Organization
Petar Ninovski, themelues dhe CEO, Brainster Group
Frieder Wöhrmann, drejtues ekipi në Njësinë Menaxhuese të Fondit Rajonal të Sfidave (Regional Challenge Fund), KfW
Richard Amor, drejtor për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Banka Europiane e Investimeve (BEI)
13:15–14:30 | SESIONI PLENAR VII: Teknologjitë e pastra si katalizator për konkurrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin industrial europian
Moderator: Mauro Di Veroli, shef i bashkëpunimit, Delegacioni i Bashkimit Europian në Serbi.
Viktor Garbev, zëvendëspresident ekzekutiv, CWP
Jorge Oses, drejtor i zhvillimit të biznesit për Europën, Enhol Group
Dimitrios Dimou, CEO, TITAN Albania
Dejan Markovic, drejtor i përgjithshëm për Serbinë, Schneider Electric
Francesco Corbo, drejtor rajonal për Energjinë në Ballkanin Perëndimor dhe Kroaci, BERZH
Rima Le Coguic, drejtore rajonale për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Europiane, AFD
15:30–17:00 | PANELI I: Kompleksiteti ekonomik, politika industriale dhe e ardhmja e rritjes – Konkurrueshmëria e Europës dhe potenciali i investimeve në Ballkanin Perëndimor
Moderator: Ali Aslan, drejtues i ceremonisë.
Keyu Jin, profesoreshë në Universitetin e Hong Kongut
Enrico Letta, ish-kryeministër i Italisë (pjesëmarrje online)
Charles Michel, ish-president i Këshillit Europian
Massimo D’Alema, ish-kryeministër i Italisë
17:30–18:30 | Fjalimet përmbyllëse
Edi Rama, kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Marta Kos, komisionere europiane për Zgjerimin
Top Channel