Maresca pranon pas barazimit me Napolin: Manchester City ka një problem të qartë në mbrojtje

“Kemi një problem të qartë në mbrojtje dhe duhet ta zgjidhim. Po lëmë shumë hapësira. Për pjesën tjetër jam i qetë. Kundër një blloku të poshtëm, si ai i Napolit, është gjithmonë e vështirë të sulmosh, por kemi krijuar disa raste për të shënuar”, – ka thënë trajneri i Manchester City, Enzo Maresca, pas barazimit 2-2 në xhiron e 5-të të grupit në Champions League.
“Kemi bërë presion, – shtoi trajneri italian për ‘Sky Sport’. – Problemi është se në rastin e parë ndëshkohemi me gol. E prisnim Napolin si në ndeshjet me Lazio-n dhe Torino-n, me 8 lojtarë në mesfushë.
Prandaj kërkova që Cherki të qëndronte i hapur për të marrë topin. Nuk arritëm të krijonim shumë. Ky ishte mendimi kur bëmë ato zgjedhje. Bouaddi mund ta bëjë regjisorin, ideja ishte që të sulmonim me 6 lojtarë, prandaj luajti ai dhe Anderson”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



