Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, ekspozohen të dhëna jo të klasifikuara

25 Nëntor 2026 | 08:47

Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së, CIA dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, ODNI, kanë zbuluar së fundmi një shkelje të sigurisë kibernetike, e cila ekspozoi një pjesë të informacionit të tyre jo të klasifikuar.

Sipas një artikulli të publikuar nga gazeta “The New York Times”, persona të paidentifikuar kanë depërtuar në një rrjet që kërkon dhe mbledh informacione nga materiale publike, të cilat nuk janë të klasifikuara si sekrete. Megjithëse nuk është bërë e qartë se cilat materiale specifike jo të klasifikuara janë komprometuar, vlerësohet se gjatë sulmit janë ekspozuar edhe informacione nga agjenci të tjera qeveritare.

Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së bëri të qartë se “nuk ka pasur ndërprerje të funksioneve kritike apo të sistemeve të klasifikuara”.

Lajmi për këtë shkelje të sigurisë kibernetike vjen në një kohë kur janë shtuar rastet e ndërprerjeve të sistemeve teknologjike dhe incidenteve të sigurisë kibernetike, përfshirë edhe një sulm të raportuar së fundmi në Departamentin e Bujqësisë të SHBA-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet një aeroplan në brigjet e Misisipit, ekipet e shpëtimit kërkojnë gjashtë personat e zhdukur

Ekipet e shpëtimit kanë nisur kërkimet për gjashtë persona në bordin e një aeroplani të vogël që u rrëzua të martën pasdite në brigjet e...
08:42 | 25/11/2026

“Shoqëria po shtypet”, artistja iraniane rrëfen jetën në Teheran

Artisja iraniane në mërgim, Parastou Forouhar, kthehet në Teheran çdo vit në përvjetorin e vrasjes politike të prindërve të saj. Këtë vit ajo tha se...
08:30 | 25/11/2026

Izraeli akuzon Iranin për zhvillimin e armëve kimike, ministri i Mbrojtjes lë të hapur mundësinë e sulmeve parandaluese

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, akuzoi Iranin se po zhvillon armë kimike, në një kohë kur kryeministri në largim, Benjamin Netanyahu, përmend shpesh kërcënimin...
08:27 | 25/11/2026