Samiti BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet sot në Bruksel pa pjesëmarrjen e Serbisë

Këtë të mërkurë, liderët e Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor mblidhen, në Bruksel në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku në qendër të diskutimeve do të jetë perspektiva europiane e rajonit, përshpejtimi i procesit të zgjerimit dhe thellimi i bashkëpunimit mes palëve.

Takimi do të drejtohet nga presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Të lidhura

None found

Në fokus pritet të jenë reformat që duhet të përmbushin vendet aspirante për anëtarësim, forcimi i shtetit të së drejtës, funksionimi i institucioneve demokratike dhe bashkëpunimi rajonal.

Një tjetër çështje e rëndësishme do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, përmes të cilit Bashkimi Europian ka parashikuar deri në 6 miliardë euro mbështetje financiare për rajonin, në funksion të reformave dhe zhvillimit ekonomik.

Serbia nuk do të marrë pjesë në samit. Presidenti në detyrë dhe kryetari i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Čupić, ka njoftuar se nuk do të udhëtojë drejt Brukselit.

Ai ka argumentuar se duhet të qëndrojë në vend për shkak të angazhimeve parlamentare dhe se nuk ka pasur kohën e nevojshme për t’u përgatitur për një takim të këtij niveli.

Mungesa e tij është konfirmuar edhe nga Komisioni Europian.

Në axhendë përfshihen gjithashtu çështjet e sigurisë, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe forcimi i lidhjeve ekonomike e politike mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.


Shtuar më 25.11.2026 09:15

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişsahabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetmarsbahis girişgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetsahabetsahabetSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel