‘Shqiptarë dhuruesit më të mëdhenj… ‘Alba Kepi tregon si pastrohen paratë në ndeshjet live në Tik Tok

09:17, 25/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetarja Alba Kepi, në një intervistë për emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv zbulon mekanizmin që mafia shqiptare po përdor për të pastruar paratë. Bëhet fjalë për ndeshje live (match live) të cilat zhvillohen në Tik Tok ku bëhet garë se kush bën dhuratën më të shtrenjtë.

Investigimi nisi nga një gazetare italiane e faqes Fan Page që ka zgjatur 1 vit.  Gazetarja ishte kamufluar si influencere dhe ka kuptuar mekanizmin që më pas është zbërthyer me analizën e gazetarit italian Roberto Saviano.

“Është vënë re se ka një fluks të jashtëzakonshëm parash, sidomos tek ato që quhen macht live. Dy tiktoker që bëjnë garë me njëri tjetrin se kush dhuron më shumë para.  Është parë se 60 mln euro xhirojnë në këtë mekanizëm dhe 90% e kësaj shume vinte nga rajoni i Campanjës. Më pas kryqëzimi i të dhënave shfaqi se mes atyre që jepnin dhurata virtual ishin shqiptarët më zemërgjerë, që arrinin në shuma mijëra euro.

Është një mekanizëm i qartë, kryeprokurori I antimafias së Napolit ka dhënë alarm sa mafia e krimi I organizuar ka aq shumë para sa është gati të humbë një përqindje të tyre me qëllim që këto para kur tu kthehen pas të kthehen të përdorshme, të hyjnë në ekonominë legale.

Alarmi që vjen është se mafia ka aq shumë para sa nuk ka ku ti çojë, e po rinovon forma e mekanizma për ti investuar në ekonominë e ligjshme. Dhe alarmi tjetër është se është vënë re se në këtë listë dhuruesish shqiptarë tik tokerët shqiptarë janë më zemërgjerë”

Vetë Alba Kepi ka vijuar investigimin e saj duke zbuluar emrat e 10 tik tokerave më zemërgjerë.

“Mafia shqiptare gjen forma e mënyra për tu përshtatur. Në investigimin tim janë identifikuar dhjetë tikoerat shqiptarë që dhuronin 8 mijë, 9 mijë, 6 mijë dollarë pa asnjë lloj interesi. Lind pyetja kush janë këta që dhurojnë para në një match live ku ai që dhuron mund të fitojë dicka?” 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco