
Bruno Fernandes mund të largohet nga Manchester United në fund të sezonit si lojtar i lirë, duke tërhequr interesimin e disa prej klubeve më të mëdha të Europës. Mes skuadrave që po monitorojnë situatën e mesfushorit portugez janë edhe Milani dhe Juventusi, të cilat kërkojnë të përforcojnë repartin e mesfushës me një futbollist të nivelit të lartë ndërkombëtar.
Sipas raportimit të gazetës italiane Tuttosport, gjithçka do të varet edhe nga vendimi i Manchester United për të mos aktivizuar opsionin e rinovimit të kontratës me një vit shtesë.
Në Torino po e ndjekin me vëmendje situatën e kapitenit të “Djajve të Kuq”, por drejtuesit bardhezinj janë të vetëdijshëm se ekziston një pengesë e rëndësishme: paga aktuale e Fernandes, e cila është shumë më e lartë se parametrat financiarë të Juventusit.
Një problem të ngjashëm ka edhe Milani, por kuqezinjtë mund të kenë një avantazh të veçantë në këtë garë. Bëhet fjalë për Ruben Amorim, trajnerin portugez që ka punuar më parë me Fernandes te Sporting Lisbona dhe që mund të luajë një rol të rëndësishëm në bindjen e mesfushorit për të zgjedhur Milanin.
Pavarësisht vështirësive financiare, mundësia për të siguruar shërbimet e një futbollisti të kalibrit të Bruno Fernandes pa paguar tarifë transferimi do të përbënte një goditje të madhe në merkato.