Wednesday / November 25 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Nga Vendi

Nis forumi i Ballkanit Perêndimor pêr promovimin e investimeve

Share Share Icon

Në kuadër të Konferencës së madhe të Investimeve EU-WB6, që do të mbahet në dt. 25-26 Nëntor, sot Tirana mirëpriti Forumin e WB6 për Promovimin e Investimeve.

Agjencitë e promovimit të investimeve nga gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë evropianë, përfaqësues të trupit diplomatik dhe institucioneve ndërkombëtare, u mblodhën në Tiranë në Forumin e WB6 për Promovimin e Investimeve, me temë “Investing in the Western Balkans: Opportunities, Trends and Competitiveness”.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), si mikpritëse e këtij aktiviteti, mirëpriti pjesëmarrësit dhe përfaqësuesit e vendeve të rajonit, duke riafirmuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në promovimin e Ballkanit Perëndimor si një destinacion konkurrues për investime.

Forumi u zhvillua me mbështetjen e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), në kuadër të përpjekjeve për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe lidhjet mes ekonomive të rajonit.

Në fjalën e saj hapëse, Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, znj. Laura Saro, theksoi se investitorët nuk investojnë thjesht në potencial, por në besimin se ai mund të kthehet në rezultate konkrete.

Ajo nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe të aftësisë së ekonomive të Ballkanit Perëndimor për të ofruar një mjedis të qëndrueshëm dhe konkurrues për investimet.

Perspektiva institucionale u plotësua nga kontributet e Zëvendësministrave të Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Olta Manjani dhe z. Enkelejd Musabelliu, të cilët trajtuan çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe krijimin e kushteve të favorshme për investime.

Një kontribut të rëndësishëm dha Dr. Ricardo Giucci nga German Economic Team, i cili analizoi rolin e investimeve të huaja direkte (FDI) në zhvillimin ekonomik dhe konkurrueshmërinë e rajonit, duke sjellë një panoramë të tendencave globale të investimeve dhe mundësive që ato krijojnë për Ballkanin Perëndimor.

Në fokus të prezantimit ishte identifikimi i sektorëve me potencial për të tërhequr investime në secilën prej gjashtë ekonomive.

Diskutimet u përqendruan te konkurrueshmëria rajonale, përafrimi me standardet evropiane, integrimi në zinxhirët e vlerës, shërbimet pas investimit (aftercare).

Në fokus ishin gjithashtu sektorët me potencial të lartë zhvillimi, si energjia e rinovueshme, infrastruktura, TIK-u, turizmi i qëndrueshëm dhe bujqësia moderne.

 

Një rajon. Gjashtë vende. Një vizion i përbashkët

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Black Friday në Shqipëri, ku pritet të shpenzojnë më shumë shqiptarët këtë vit?

Nga një ditë uljesh në një muaj të tërë ofertash, Black Friday po ndryshon mënyrën se si shqiptarët planifikojnë blerjet e fundvitit. Bizneset pres...

4 hours më parë 8 Min Lexim

Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta

Mbi pesë orë çdo ditë të shpenzuara për gatimin, pastrimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve e familjarëve, pa asnjë shpërblim financiar. Kjo është mesata...

4 hours më parë 3 Min Lexim

Prezantohet drejtori i ri i Doganave

17 hours më parë 1 Min Lexim
Ads
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!