Koreja e Veriut ka dëbuar kreun e zyrës diplomatike të Zvicrës në Penian dhe i ka urdhëruar të largohet brenda 48 orëve, njoftoi të mërkurën Ministria e Jashtme e vendit komunist. Vendimi vjen në mes të një mosmarrëveshjeje lidhur me sanksionet, më pak se një muaj pasi Berna e rihapi zyrën diplomatike.