Dy “skifterë” shqiptarë kapen duke grabitur shtëpinë e princit William, mbretit të ardhshëm të Britanisë së Madhe
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Shkolla të Pastra”, duke goditur disa grupe që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në doza, kryesisht pranë shkollave dhe në ambiente të tjera publike të qytetit.
Në kuadër të operacionit janë arrestuar 13 persona, mes tyre tre me precedentë kriminalë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, pas tre muajsh hetime me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës.
Sipas Policisë, personat e dyshuar ishin organizuar në disa grupe dhe ushtronin veprimtarinë e shitjes së drogës në doza, duke synuar kryesisht zonat pranë institucioneve arsimore dhe hapësirat publike.
Të arrestuarit janë F. G., 39 vjeç, I. T., 35 vjeç, S. K., 25 vjeç, L. M., 18 vjeç, Q. G., 36 vjeç, M. P., 21 vjeç, L. D., 28 vjeç, E. M., 20 vjeç, E. F., 21 vjeç, E. F., 23 vjeç, Gj. K., 21 vjeç, M. Gj., 18 vjeç, të gjithë banues në Shkodër, si dhe A. S., 21 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.
Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia sekuestroi 1 kilogram e 670 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza dhe paketuar në qese farmaceutike.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete, 14 telefona celularë, tri peshore elektronike dhe materiale të tjera që dyshohet se përdoreshin për paketimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme, ndërsa 13 personat dyshohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Top Channel