Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas një komenti humoristik nga një ndjekës, i cili duket se nuk e njohu artisten e njohur ndërkombëtarisht.

Rexha publikoi në TikTok një video-selfie, ku shfaqet duke kënduar në makinën e saj një pjesë të këngës “Piece of Me” të Britney Spears. Në komentet e videos, një përdorues i shkroi: “Je shumë e talentuar, duhet të bëhesh këngëtare”.

Artistja vendosi t'i përgjigjej me humor: “Po mundohem, duket se po funksionon disi”.

Reagimi i saj shkaktoi të qeshura mes fansave, të cilët e morën me sportivitet situatën dhe komentuan ironinë e këngëtares.

Ndërkohë, Bebe Rexha është përballur së fundmi edhe me një tjetër zhgënjim, pasi nuk u përfshi në nominimet për çmimet Grammy 2027, pavarësisht interesit për këngën e saj më të fundit “New Religion”, e cila ka grumbulluar miliona dëgjime në platformat muzikore.