E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Arrestohet mwsuesja e gjimnazit, 28-vjeçarja pranon se ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënësin: Prita të mbushte 17 vjeç

Një mësuese 28-vjeçare në Karolinën e Jugut, SHBA, është arrestuar pasi pranoi se kishte pasur marrëdhënie seksuale me një nxënës të shkollës së mesme ku punonte. Megan Ham Gask, e cila jepte mësim në shkollën e mesme të Greenwood, u vu në pranga të hënën.

Sipas mediave lokale, gjatë marrjes në pyetje ajo deklaroi se kishte pritur derisa nxënësi të mbushte 17 vjeç për të nisur marrëdhënien. Mësuesja pretendoi se lidhja ishte me pëlqimin e të dyja palëve.

Megjithatë, ndaj saj janë ngritur akuza për abuzim seksual ndaj një nxënësi 16 ose 17 vjeç, si dhe për kontakt seksual me një të mitur nën 16 vjeç. Në Karolinën e Jugut, mosha ligjore e pëlqimit seksual është 16 vjeç.

Hetimet nisën më 9 nëntor, tre ditë pasi Gask dha dorëheqjen nga pozicioni i saj në departamentin për nxënësit shumëgjuhësh të shkollës. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rastin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.