Kundërshtonte pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Ilir Metës

25 Nëntor 2026 | 10:35

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar këtë të mërkurë kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kundërshtonte pezullimin e afateve të paraburgimit.

Meta ka pretenduar në ankim se ka qenë prezent në çdo seancë dhe nuk mund të mbajë përgjegjësi apo vuajë pasojat e gjyqeve që janë shtyrë për shkaqe të ndryshme, madje theksoi se në çdo rast i ka thënë gjykatës se është i gatshëm ta bëjë vetë mbrojtjen pa avokat.

Sakaq, Meta u shpreh se nuk ka munguar në asnjë seancë dhe se shtyrjet nuk kanë ardhur për shkak të tij, por si pasojë e bojkotit të Dhomës së Avokatisë.

Në përfundim, Apeli i GJKKO-së vendosi të rrëzojë këtë kërkesë ndërsa pritet zbardhja e vendimit të arsyetuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shisnin drogë pranë shkollave dhe në hapësira publike, arrestohen 13 persona në Shkodër

13 persona janë vënë në pranga këtë të mërkurë nga Policia e Shkodrës, pasi të organizuar në grupe shisnin lëndë narkotike pranë shkollave dhe ambienteve...
10:23 | 25/11/2026

Ibrahimaj: Shqipëria propozon një projekt të përbashkët evropian për zhvillimin e zinxhirëve industrialë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj këtë të mërkurë ka mbajtur fjalimin hapës në Konferencën e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, “New Frontier Investment Conference”. Ministrja...
10:19 | 25/11/2026

Transportonin fishekzjarre të kontrabanduar në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari! Procedohet bashkëpunëtori

Një 25-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë, pasi u kap duke transportuar me automjet kuti me fishekzjarrë të kontrabanduar, me qëllim shitjen. Sipas njoftimit të...
10:05 | 25/11/2026