Brad Pitt rikthehet në ekran me filmin e ri The Further Mis-Adventures of Cliff Booth, duke risjellë një nga personazhet që publiku e njohu në filmin Once Upon a Time in Hollywood.

Në këtë projekt të ri, aktori amerikan interpreton sërish Cliff Booth, ndërsa regjinë e ka marrë përsipër David Fincher, bazuar në skenarin e Quentin Tarantinos.

Filmi sjell një histori të re që zhvillohet në botën e Hollivudit, duke rikthyer atmosferën e personazhit të njohur dhe duke zgjeruar historinë e tij.

Në kastin e filmit janë edhe Elizabeth Debicki, Timothy Olyphant dhe Carla Gugino.

Filmi është planifikuar të shfaqet në kinema të përzgjedhura më 25 nëntor, përpara publikimit në Netflix, njofton platforma Netflix.